User manual

shfaqet një ikonë në ekranin kryesor. Lëvizni poshtë
te Cilësimet dhe lëvizni djathtas deri në fund.
Fshi
Për të fshirë profilin e kufizuar…
1 - Zgjidhni Cilësimet > Cilësimet e "Android" dhe
shtypni OK.
2 - Shtypni (poshtë) dhe zgjidhni Preferencat e
pajisjes > Siguria dhe kufizimet dhe shtypni OK.
3 - Zgjidhni Fshirja e profilit të kufizuar dhe
shtypni OK.
4 - Jepni kodin PIN. Televizori do të fshijë profilin e
kufizuar.
9.5
Menaxho aplikacionet
Nëse ndaloni një aplikacion dhe ktheheni te menyja
kryesore, aplikacioni nuk ndalon vërtet. Aplikacioni
vazhdon funksionin në sfond për të qenë i gatshëm
kur ta nisni sërish. Për të funksionuar më shtruar,
shumicës së aplikacioneve u duhet të ruajnë disa të
dhëna në memorien specifike të televizorit. Do të
ishte mirë ta ndalonit plotësisht aplikacionin ose të
spastronit të dhënat e memories të një aplikacioni të
posaçëm për të optimizuar performancën e
përgjithshme të aplikacioneve dhe për përdorim të
ulët memorieje në televizorin "Android". Gjithashtu,
është mirë të çinstaloni aplikacionet që nuk i përdorni
më.
9.6
Memoria
Mund të shihni se sa hapësirë memorieje - memoria e
brendshme e televizorit - po përdorni për
aplikacionet, videot, muzikën etj. Mund të shihni se sa
hapësirë të lirë keni për të instaluar aplikacione të
reja. Kontrolloni memorien nëse aplikacionet fillojnë
të funksionojnë me ngadalësi ose në rast të një
problemi me aplikacione.
Për të parë se sa memorie po përdorni...
1 - Zgjidhni Cilësimet > Cilësimet e "Android" dhe
shtypni OK.
2 - Zgjidhni Preferencat e pajisjes > Memoria dhe
shtypni OK.
3 - Shikoni përdorimin e memories së televizorit.
4 - Shtypni BACK për t'u kthyer një hap prapa
ose shtypni EXIT për të mbyllur menynë.
Disku USB
Nëse lidhni një disk USB, mund ta zgjeroni memorien
e televizorit për të ruajtur më shumë aplikacione.
Lejojeni diskun USB të përdoret si memorie shtesë
televizori gjatë procesit të formatimit. Në fillim,
televizori do përpiqet t'i ruajë aplikacionet e reja në
diskun USB. Disa aplikacione nuk lejojnë të ruhen në
disk USB.
Për të migruar të dhënat ekzistuese, shkoni
te Cilësimet > Cilësimet e Android > Preferencat e
pajisjes > Memoria dhe zgjidhni Disku USB.
40