User manual

12
Burimet
12.1
Kalimi te një pajisje
Nga lista e "Burimeve" mund të kaloni te çdo pajisje e
lidhur. Mund të kaloni te një sintonizues për të parë
televizor, për të hapur materialet e një njësie të lidhur
Flash USB ose për të parë regjistrimet që keni bërë në
një disk të lidhur USB. Mund të kaloni te pajisjet e
lidhura për të parë programin e tyre, një marrës
dixhital ose luajtës disku "Blu-ray".
Për të shkuar te pajisja e lidhur…
1 - Shtypni SOURCES për të hapur menynë
"Burimet".
2 - Zgjidhni një nga artikujt në listën e burimeve dhe
shtypni OK. Televizori do të shfaqë programin ose
materialin e pajisjes.
Luajtja me një prekje
Me televizorin në pritje, mund të aktivizoni në një
luajtës disku me telekomandën e televizorit.
Për të aktivizuar luajtësin e diskut dhe televizorin nga
pritja dhe për të nisur menjëherë luajtjen e diskut,
shtypni (luajtje) në telekomandën e
televizorit. Pajisja duhet të lidhet me kabllo HDMI
dhe televizori së bashku me pajisjen duhet të kenë të
aktivizuar "HDMI CEC".
12.2
Opsionet për një hyrje
televizive
Disa pajisje hyrjeje televizive ofrojnë cilësime të
veçanta.
Për të caktuar opsionet për një hyrje specifike
televizive…
1 - Shtypni SOURCES.
2 - Zgjidhni hyrjen televizive në listë dhe shtypni OK.
3 - Shtypni OPTIONS. Këtu mund të caktoni
opsionet për hyrjen televizive.
4 - Shtypni sërish OPTIONS për të mbyllur
menynë "Opsionet".
Opsionet e mundshme…
Figurë brenda figurës
Mund të shikoni një kanal televiziv në ekranin e vogël
ndërsa shikoni video nga një pajisje e lidhur HDMI.
Komandat
Me këtë opsion mund ta komandoni pajisjen e lidhur
me anë të telekomandës. Pajisja duhet të lidhet me
kabllo HDMI dhe televizori së bashku me pajisjen
duhet të kenë të aktivizuar "HDMI CEC"
Informacionet e pajisjes
Hapni këtë opsion për të parë informacionet për
pajisjen e lidhur.
12.3
Lloji dhe emri i pajisjes
Kur lidhni një pajisje të re me televizorin dhe ky i
fundit e dikton, mund të caktoni një ikonë që
përshtatet me llojin e pajisjes. Nëse lidhni një pajisje
me kabllo HDMI dhe "HDMI CEC", televizori e dikton
automatikisht llojin e pajisjes dhe kjo e fundit merr një
ikonë të përshtatshme.
Lloji i pajisjes përcakton stilet e figurës dhe të zërit,
vlerat e rezolucionit, cilësimet ose pozicionin specifik
në menynë "Burimet". Nuk keni pse shqetësoheni për
cilësimet ideale.
Riemërtimi ose ndryshimi i llojit
Mund të ndryshoni gjithmonë emrin apo llojin e një
pajisjeje të lidhur. Kërkoni ikonën në të djathtën e
emrit të pajisjes në menynë "Burimet". Disa burime të
hyrjes televizive nuk e lejojnë ndryshimin e emrit.
Për të ndryshuar llojin e pajisjes…
1 - Zgjidheni pajisjen te menyja "Burimet" dhe
shtypni OPTIONS .
2 - Shtypni BACK për të fshehur tastierën
virtuale.
3 - Shtypni (poshtë) për të gjetur të gjitha llojet e
disponueshme të pajisjeve. Zgjidhni llojin që dëshironi
dhe shtypni OK.
4 - Nëse doni të rivendosni llojin e pajisjes në llojin
fillestar të folesë, zgjidhni Rivendos dhe
shtypni OK.
5 - Zgjidhni Mbyll dhe shtypni OK për ta mbyllur
këtë meny.
Për të ndryshuar emrin e pajisjes…
1 - Zgjidheni pajisjen te menyja "Burimet" dhe
shtypni OPTIONS .
2 - Përdorni tastierën virtuale për të fshirë emrin
aktual dhe për të shkruar një të ri. Shtypni për ta
konfirmuar.
3 - Shtypni BACK për të fshehur tastierën
virtuale.
4 - Nëse doni ta rivendosni emrin e pajisjes në emrin
fillestar të folesë, zgjidhni Rivendos dhe
shtypni OK.
5 - Zgjidhni Mbyll dhe shtypni OK për ta mbyllur
këtë meny.
43