User manual

15
Videot, fotografitë
dhe muzika
15.1
Nga kompjuteri ose NAS
Mund të shikoni fotografitë ose të luani muzikë dhe
video nga kompjuteri apo NAS (pajisje ruajtëse e
lidhur në rrjet) në rrjetin e shtëpisë.
Televizori dhe kompjuteri ose NAS duhet të jenë në të
njëjtin rrjet shtëpie. Në kompjuter apo NAS duhet të
instaloni softuerë serveri për media. Serveri për media
duhet të caktohet që t'i ndajë skedarët me televizorin.
Televizori i shfaq skedarët dhe dosjet sipas
organizimit në serverin për media ose sipas
strukturimit në kompjuter apo NAS.
Televizori nuk mbështet titra në transmetime videosh
nga një kompjuter apo NAS.
Nëse serveri për media mbështet kontrollin për
skedarë, ofrohet një fushë kërkimi.
Shfletimi dhe luajtja e skedarëve nga kompjuteri...
1 - Shtypni SOURCES, zgjidhni Rrjeti dhe
shtypni OK.
2 - Zgjidhni Pajisjet "SimplyShare" dhe shtypni
(djathtas) për të zgjedhur pajisjen që ju nevojitet.
3 - Pasi të lidhni një pajisje "SimplyShare", artikulli
Pajisjet "SimplyShare" do të zëvendësohet me emrin
e pajisjes së lidhur.
4 - Mund t'i shfletoni dhe të luani skedarët.
5 - Për të ndaluar luajtjen e videove, fotove dhe
muzikës, shtypni EXIT.
15.2
Menyja e preferencave
Shtoni një dosje apo skedar në menynë e
preferencave
1 - Shtypni SOURCES, zgjidhni USB dhe
shtypni OK.
2 - Zgjidhni Pajisjet USB dhe zgjidhni një dosje
apo skedar.
3 - Shtypni Piketo si të preferuar (e gjelbër) për
të shtuar dosjen apo skedarin e zgjedhur në menynë
e preferencave.
Shikimi i skedarëve të preferuar
1 - Shtypni SOURCES, zgjidhni USB dhe
shtypni OK.
2 - Zgjidhni Preferencat.
3 - Në listë mund të shikoni të gjithë skedarët e
preferuar.
15.3
Menyja "Më të ndjekurat"
dhe "Luajtur së fundi"
Shfaqja e skedarëve më të ndjekur ose spastrimi i
listës
1 - Shtypni SOURCES, zgjidhni USB dhe
shtypni OK.
2 - Zgjidhni Pajisjet USB dhe zgjidhni Më të
ndjekurat.
3 - Zgjidhni një nga skedarët dhe shtypni OK për t'i
parë ose shtypni Spastroji të gjitha për të
spastruar listën.
Shikimi i skedarëve të luajtur së fundi
1 - Shtypni SOURCES, zgjidhni USB dhe
shtypni OK.
2 - Zgjidhni Pajisjet dhe zgjidhni Luajtur së
fundi.
3 - Zgjidhni një nga skedarët dhe shtypni OK për t'i
parë ose shtypni Spastroji të gjitha për të
spastruar listën.
15.4
Nga një lidhje USB
Mund të shikoni fotografitë ose të luani muzikën dhe
videot nga një njësi "Flash USB" ose disk i lidhur USB.
Me televizorin të ndezur, lidhni një njësi "Flash USB"
ose një disk USB në një nga lidhjet USB. Televizori e
identifikon pajisjen dhe liston skedarët media.
Nëse lista e skedarëve nuk shfaqet automatikisht…
1 - Shtypni SOURCES, zgjidhni USB dhe
shtypni OK.
2 - Zgjidhni Pajisjet USB dhe
shtypni (djathtas) për të zgjedhur pajisjen USB që
ju nevojitet.
3 - Mund t'i shfletoni skedarët në strukturën e
dosjeve që keni organizuar në disk.
4 - Shtypni Luaji të gjitha për të luajtur të gjithë
skedarët në dosjen e USB ose shtypni Piketo si të
preferuar për të shtuar dosjen e zgjedhur në menynë
e preferencave - Preferencat.
5 - Për të ndaluar luajtjen e videove, fotove dhe
muzikës, shtypni EXIT.
Paralajmërim
Nëse përpiqeni të pushoni apo regjistroni një program
me një disk të lidhur USB, televizori ju kërkon të
formatoni njësinë USB. Ky formatim fshin të gjithë
skedarët aktualë në diskun USB.
60