User manual

me ngjyrë Termat dhe kërkoni Disku USB.
Pushimi i programit
Për të pushuar dhe rifilluar transmetimin…
• Për të pushuar transmetimin, shtypni
butonin (Pushim). Do të shfaqet shkurtimisht një
shirit ecurie në fund të ekranit.
• Për të shfaqur shiritin e ecurisë, shtypni përsëri
butonin (Pushim) .
• Për të vazhduar shikimin, shtypni (Luajtje).
Me shiritin e ecurisë në ekran, shtypni
butonat (Mbrapa) ose (Përpara) për të
zgjedhur ku dëshironi të filloni të shikoni transmetimin
e pushuar. Për të ndryshuar shpejtësinë, shtypini këto
taste vazhdimisht.
Transmetimin mund ta pushoni për një periudhë
maksimale prej 90 minutash.
Për t'u rikthyer në teletransmetimin e drejtpërdrejtë,
shtypni (Ndalim).
Riluajtja
Meqenëse televizori ruan transmetimin që jeni duke
parë, në shumicën e rasteve, transmetimi mund të
luhet sërish për disa sekonda.
Për të riluajtur transmetimin aktual…
1 - Shtypni (Pushim)
2 - Shtypni (Mbrapa). Mund të shtypni disa herë
për të zgjedhur nga ku dëshironi të filloni shikimin
e transmetimit të pushuar. Për të ndryshuar
shpejtësinë, shtypini këto taste vazhdimisht. Në një
moment do të kapni fillimin e memories së
transmetimit ose intervalin kohor maksimal.
3 - Shtypni (Luajtje) për ta parë sërish
transmetimin.
4 - Shtypni (Ndalim) për ta parë transmetimin
drejtpërdrejt.
68