User manual

18
Celularët
inteligjentë dhe
tabletat
18.1
Aplikacioni "Philips TV
Remote"
Aplikacioni i ri Telekomanda e televizorit Philips
celular apo tabletë është miku juaj i ri.
Me aplikacionin e telekomandës, mund të komandoni
mediat që keni përreth. Dërgoni foto, muzikë ose
video në ekranin e madh të televizorit. Kërkoni çfarë
dëshironi të shikoni në "Guidën televizive" dhe
shikojeni në televizor. Me aplikacionin "TV Remote"
mund të përdorni telefonin si telekomandë dhe mund
të ndizni dhe fikni televizorin nëpërmjet tij.
Shkarkojeni sot aplikacionin Philips TV Remote nga
dyqani i preferuar i aplikacioneve.
Aplikacioni i telekomandës "Philips" ofrohet për
sistemet "iOS" dhe "Android" dhe është pa pagesë.
18.2
"Google Cast"
Çfarë ju duhet
Nëse një aplikacion në pajisjen tuaj celulare ka
"Google Cast", mund ta transmetoni në televizor. Në
aplikacionin celular, kërkoni ikonën e "Google Cast".
Mund të përdorni pajisjen celulare për të kontrolluar
çfarë ka në televizor. "Google Cast" funksionon në
sistemet "Android" dhe "iOS".
Pajisja celulare duhet të jetë e lidhur me të njëjtin rrjet
shtëpie Wi-Fi me televizorin.
Aplikacionet me "Google Cast"
Aplikacione të reja të "Google Cast" bëhet të
disponueshme çdo ditë. Mund ta provoni me
"YouTube", "Chrome", "Netflix", "Photowall" … ose me
"Big Web Quiz" për "Chromecast". Shikoni edhe
google.com/cast
Disa produkte dhe funksione të "Google Play" nuk
ofrohen në të gjitha shtetet.
Gjeni më shumë informacione te
www.support.google.com/androidtv
Transmetoni në televizor
Për të transmetuar një aplikacion në ekranin e
televizorit…
1 - Në celular apo tabletë, hapni një aplikacion që
mbështet "Google Cast".
2 - Prekni ikonën e "Google Cast".
3 - Zgjidhni televizorin ku doni të transmetoni.
4 - Shtypni luaj në celular apo tabletë. Ajo që
zgjodhët duhet të fillojë të luajë në televizor.
69