User manual

21
Zgjedhjet më të mira
21.1
Rreth zgjedhjeve më të mira
Me Zgjedhjet më të mira, televizori ju
rekomandon…
• programet aktuale televizive në Në transmetim tani
• shërbimet televizive në internet (Catch Up TV)
Televizion me porosi
• videot më të fundit me qira në Video me porosi
• shërbimet televizive në internet (Catch Up TV) nga
"Freeview" në Freeview Play*
Për të shijuar "Zgjedhjet më të mira", lidheni
televizorin me internetin. Sigurohuni që të bini
dakord me "Kushtet e përdorimit". Informacioni dhe
shërbimet e "Zgjedhjeve më të mira" ofrohen vetëm
në shtete të përzgjedhura.
Kushtet e përdorimit
Për t'i lejuar televizorit të bëjë këto rekomandime,
duhet të bini dakord me "Kushtet e përdorimit". Për të
marrë rekomandime të personalizuara në bazë të
zakoneve të shikimit, sigurohuni të keni zgjedhur
kutinë për Pranimin e shërbimit të rekomandimeve
të personalizuara.
Për të hapur "Kushtet e përdorimit"…
1 - Shtypni për të hapur Menynë e shpejtë.
2 - Zgjidhni Zgjedhjet më të mira.
3 - Shtypni OPTIONS, zgjidhni Kushtet e
përdorimit dhe shtypni OK.
4 - Zgjidhni Cilësimet e privatësisë dhe
shtypni OK.
5 - Zgjidhni Pranimi i shërbimit të rekomandimeve
të personalizuara dhe shtypni OK për të zgjedhur
kutinë. Shtypni përsëri OK për ta çzgjedhur.
6 - Shtypni BACK për të mbyllur menynë.
* "Freeview Play" është vetëm për modelet në
Mbretërinë e Bashkuar.
21.2
Në transmetim tani
Rreth funksionit "Në transmetim tani"
Me funksionin Në transmetim tani , televizori
rekomandon 10 programet më të ndjekura për t'i parë
në këtë moment.
Televizori rekomandon programet në funksionin "Në
transmetim tani" ose ato që fillojnë brenda 15
minutave. Programet e rekomanduara zgjidhen nga
kanalet që keni instaluar. Zgjedhja bëhet nga kanalet
e shtetit tuaj. Gjithashtu, mund të lejoni funksionin
transmetim tani të bëjë disa rekomandime të
personalizuara për ju, bazuar në programet që shikoni
rregullisht.
Për ta bërë të disponueshëm informacionin e "Në
transmetim tani"…
• informacioni i "Në transmetim tani" duhet të ofrohet
në shtetin tuaj.
• televizori duhet të ketë kanale të instaluara.
• televizori duhet të jetë i lidhur me internetin.
• ora e televizorit duhet të caktohet në "Automatike"
ose sipas shtetit.
• duhet të pranoni "Kushtet e përdorimit" (Mund t'i
keni pranuar që kur u lidhët me internetin.).
Ikona do të shfaqet në shiritin e sipërm të
menysë kryesore vetëm kur ofrohet funksioni "Në
transmetim tani".
Televizori nuk i ruan rekomandimet e mëparshme.
Përdorimi i funksionit "Në transmetim
tani"
Për të hapur funksionin "Në transmetim tani"…
1 - Shtypni për të hapur Menynë e shpejtë.
2 - Zgjidhni Zgjedhjet më të mira për të hapur
menynë "Zgjedhjet më të mira".
3 - Zgjidhni Në transmetim tani në pjesën e
sipërme të ekranit dhe shtypni OK.
4 - Për ta mbyllur, shtypni BACK.
Kur hapni Në transmetim tani, televizorit mund t'i
duhen disa sekonda për të freskuar informacionin e
faqes.
Te "Në transmetim tani" mund…
• zgjidhni dhe shtypni OK në një program për t'u
sintonizuar me programin në vazhdim.
• zgjidhni dhe shtypni OK në ikonën e një programi
të planifikuar për t'u sintonizuar me kanalin.
Mund t'i përdorni tastet me ngjyra në telekomandë
për të nisur, ndaluar apo spastruar një regjistrim të
planifikuar. Gjithashtu, mund të caktoni ose të hiqni
rikujtuesin që ju paralajmëron kur fillon një program.
Për të dalë nga funksioni "Në transmetim tani" pa u
sintonizuar në kanal tjetër, shtypni BACK.
21.3
Televizion me porosi
73