User manual

24
Alexa
24.1
Rreth "Alexa"
Televizori juaj mbështet funksionet e komandave
zanore të "Amazon Alexa"*.
Rreth "Alexa"
"Alexa" është një shërbim zëri i bazuar në re
kompjuterike i cili disponohet në pajisjet "Alexa Echo"
nga "Amazon" dhe prodhuesit e pajisjeve. Mund të
ndizni/fikni televizorin, të ndërroni kanalet, të
ndryshoni volumin dhe më shumë nëse lidhni "Alexa"
me televizorin.
Për të kontrolluar televizorin me "Alexa" do t'ju
nevojitet...
• Televizor inteligjent "Philips" me "Android" që
mbështet "Alexa"
• Pajisja "Amazon Echo"
• Llogari "Google"
• Pajisje celulare si telefoni apo tableta
• Rrjet "Wi-Fi"
Rreth "Alexa Skill"
"Alexa" përdor "Alexa Skills" për të zgjeruar funksionet
e kontrollit zanor. "Skills" shton kapacitete të reja për
të krijuar një përvojë më të personalizuar me
televizorin e pajisur me "Alexa". Aftësia "Komandat
zanore të televizorit inteligjent Philips" mund të
gjendet në dyqanin e "Alexa Skills", dhe ofron
komanda të ndryshme të kontrollit zanor që
funksionojnë me televizorin inteligjent "Philips" me
"Android".
* "Alexa" nuk ofrohet në të gjitha gjuhët dhe shtetet.
"Amazon", "Alexa" dhe të gjitha stemat përkatëse janë
marka tregtare të "Amazon.com, Inc." ose filialeve të
saj.
24.2
Përdorimi i "Alexa"
Për të përdorur "Alexa", fillimisht duhet të konfiguroni
shërbimin e klientit të "Alexa" në televizorin inteligjent
"Philips" me "Android". Filloni konfigurimin duke
hapur aplikacionin "Amazon Alexa" nga kryefaqja në
televizor. Ndiqni udhëzimet dhe kryeni hapat e
mëtejshëm:
- Zgjidhni një emër për televizorin tuaj inteligjent me
"Android" për ta njohur "Alexa".
- Zgjidhni një llogari "Google" dhe identifikohuni.
- Kthehuni tek aftësitë në aplikacionin "Alexa" në
telefon për ta aktivizuar, lidhni llogaritë dhe zbuloni
pajisjet.
- Kthehuni në televizor për të përfunduar
konfigurimin.
Konfigurimi në televizor për "Alexa"
1 - Shtypni HOME dhe hapni aplikacionin
"Amazon Alexa".
2 - Pajisja "Amazon Echo" dhe aplikacioni shoqërues
i "Alexa" (në pajisje celulare ose versioni në rrjet)
duhet të jenë gati për të filluar konfigurimin.
3 - Ndiqni udhëzimet në ekran për të pranuar kushtet
e politikave të privatësisë, emërtoni televizorin dhe
identifikohuni në llogarinë tuaj "Google". Llogaria
"Google" nevojitet për çiftimin me pajisjen "Alexa".
4 - Në pajisjen celulare, identifikohuni me të njëjtën
llogari "Google" në aplikacionin shoqërues të
"Amazon Alexa".
5 - Kryeni hapat në vijim në aplikacionin shoqërues
të "Amazon Alexa". E para është aktivizimi i aftësisë
"Komandat zanore të televizorit inteligjent "Philips". E
dyta është lidhja me llogarinë e "Google" dhe e fundit
është zbulimi i pajisjeve.
6 - Zgjidhni Aktivizo ose Çaktivizo që televizori të
aktivizojë cilësimin. "Alexa" mund ta përdorni për të
ndezur/fikur televizorin me komandë zanore.
7 - Në fund të ekranit të konfigurimit, mund të
zgjidhni U krye për të filluar përdorimin e "Alexa".
Zgjidhni Menaxhimi i televizorëve për të menaxhuar
televizorët e çiftuar me "Alexa" apo për t'i shkëputur
nga ajo.
Shkoni te alexa.amazon.com, klikoni "Aftësitë", dhe
kontrolloni "Komandat zanore të televizorit inteligjent
"Philips". Aftësia do të listohet në rezultate.
77