User manual

26.3
Përditësimi automatik i
softuerit
Aktivizimi i përditësimit automatik të softuerit për të
përditësuar softuerin e televizorit automatikisht.
Lëreni televizorin në pritje.
1 - Zgjidhni Cilësimet > Përditësimi i
softuerit > Përditësimi automatik i softuerit dhe
shtypni OK.
2 - Ndiqni udhëzimet në ekran.
3 - Nëse është e nevojshme, shtypni
vazhdimisht (majtas) për të mbyllur menynë.
Kur cilësimi aktivizohet, përditësimi shkarkohet kur
televizori është i ndezur dhe instalohet 15 minuta pasi
televizori ka kaluar në pritje (për sa kohë që nuk keni
planifikuar regjistrime apo alarme të tjera).
Kur cilësimi çaktivizohet, do të shfaqet OSD-ja
"Përditëso tani" / "më vonë".
26.4
Shfaqja e historikut të
përditësimeve të softuerit
Shfaqni listën e versioneve të softuerit që janë
përditësuar me sukses në televizor.
Për të parë historikun e përditësimeve të softuerit…
1 - Zgjidhni Cilësimet > Përditësimi i
softuerit > Shfaqja e historikut të përditësimeve të
softuerit.
2 - Do të listohet historiku i përditësimeve të softuerit
në këtë televizor.
26.5
Softueri me burim të hapur
Ky televizor përmban softuer me burim të hapur.
Nëpërmjet kësaj, "TP Vision Europe B.V." ofron
dërgimin, pas kërkese, të një kopjeje të plotë të kodit
përkatës burimor për paketat e softuerëve me burim
të hapur, të cilat mbrohen nga e drejta e autorit dhe
përdoren në këtë produkt për të cilin oferta kërkohet
nga licencat përkatëse.
Kjo ofertë vlen deri në tre vite pas blerjes së produktit
për këdo pas marrjes së këtij informacioni.
Për të marrë kodin burimor, shkruani në anglisht në. . .
open.source@tpv-tech.com
26.6
Licenca e burimit të hapur
Rreth licencës së burimit të hapur
README (skedari informues) për kodin burimor të
pjesëve të softuerit "TP Vision Netherlands B.V. TV" që
përfshihen në licencat e burimit të hapur.
Ky është një dokument që përshkruan shpërndarjen e
kodit burimor në "TP Vision Netherlands B.V. TV", që
përfshihen në licencën "GNU General Public License
(GPL)", ose në licencën "GNU Lesser General Public
License (LGPL)", ose çfarëdo licence tjetër burimi të
hapur. Udhëzimet mbi marrjen e kopjeve të këtij
softueri mund t'i gjeni tek "Udhëzime për përdorimin".
"TP Vision Netherlands B.V." NUK JEP ASNJË
GARANCI, TË SHPREHUR APO TË NËNKUPTUAR,
DUKE PËRFSHIRË GARANCITË E
TREGTUESHMËRISË APO TË PËRSHTATSHMËRISË
PËR NJË QËLLIM TË POSAÇËM, NË LIDHJE ME KËTË
SOFTUER. "TP Vision Netherlands B.V." nuk ofron
mbështetje për këtë softuer. Sa më lart nuk ju prekin
në lidhje garancitë dhe të drejtat juridike në lidhje me
produktet e blera nga "TP Vision Netherlands B.V.".
Kjo vlen vetëm për kodin burimor që ju është vënë në
dispozicion.
26.7
Njoftimet
Mund të merrni njoftime për softuer të ri që ka dalë
për shkarkim ose për çështje të tjera në lidhje me
softuerët.
Për t'i lexuar këto njoftime…
1 - Zgjidhni Cilësimet > Përditësimi i
softuerit > Njoftimet dhe shtypni OK.
2 - Nëse ka një njoftim, mund ta lexoni ose të
zgjidhni një nga njoftimet e disponueshme.
3 - Nëse është e nevojshme, shtypni
vazhdimisht (majtas) për të mbyllur menynë.
80