User manual

27
Specifikimet
27.1
Mjedisore
Etiketa evropiane e energjisë
Etiketa evropiane e energjisë ju informon mbi
kategorinë e efikasitetit energjetik të këtij produkti. Sa
më ekonomike të jetë klasa e efikasitetit të energjisë
të këtij produkti, aq më pak energji konsumon.
Në etiketë mund të gjeni klasën e efikasitetit të
energjisë, konsumin mesatar të energjisë të produktit
gjatë përdorimit dhe konsumin mesatar të energjisë
për 1 vit. Gjithashtu, mund të gjeni vlerat e konsumit të
energjisë për këtë produkt duke shkuar në faqen e
"Philips" për shtetin tuaj, në adresën
www.philips.com/TV
Fundi i përdorimit
Eliminimi i produkteve dhe i baterive të vjetra
Produkti është projektuar dhe prodhuar me materiale
dhe përbërës të cilësisë së lartë, të cilat mund të
riciklohen dhe të ripërdoren.
Nëse produkti mban simbolin e koshit me rrota me
kryq, do të thotë se mbulohet nga direktiva evropiane
2012/19/BE.
Informohuni rreth sistemeve të veçuara vendase të
grumbullimit për produktet elektrike dhe elektronike.
Veproni sipas rregullave vendase dhe mos i hidhni
produktet e vjetra në të njëjtin vend me mbeturinat
normale të shtëpisë. Hedhja e pajisjes së vjetër në
mënyrën e duhur ndihmon në parandalimin e
pasojave negative të mundshme për mjedisin dhe për
shëndetin e njerëzve.
Produkti mban bateri që mbulohen nga direktiva
evropiane 2006/66/KE dhe të cilat nuk mund të
hidhen me mbeturinat e zakonshme të shtëpisë.
Mësoni rreth rregullave vendase në lidhje me
grumbullimin e veçuar të baterive, pasi hedhja e
duhur e tyre parandalon pasojat negative në mjedis
dhe në shëndetin e njerëzve.
27.2
Energjia
Specifikimet e produktit mund të ndryshojnë pa
njoftim paraprak. Për më shumë detaje mbi
specifikimet e këtij produkti,
shihni www.philips.com/TVsupport
Energjia
• Rrjeti elektrik: AC 220-240 V +/-10%
• Temperatura e ambientit: 5°C deri në 35°C
• Veçoritë e kursimit të energjisë: "Modaliteti
ekonomik", "Figurë pa zë" (për radio), "Fikja
automatike me orar", "Menyja e cilësimeve
ekonomike".
Për informacione rreth konsumit të energjisë, shikoni
kapitullin Fleta e produktit.
27.3
Sistemi operativ
Sistemi operativ "Android":
Android Pie 9
27.4
Marrja
• Hyrja e antenës: Koaksiale 75 om (IEC75)
• Bandat e marrësit: Hyperband, S-Channel, UHF, VHF
• DVB: DVB-T2, DVB-C (kabllor) QAM
• Luajtja e videos analoge: SECAM, PAL
• Luajtja e videos dixhitale: MPEG2 SD/HD (ISO/IEC
13818-2), MPEG4 SD/HD (ISO/IEC 14496-10), HEVC
• Luajtja e audios dixhitale (ISO/IEC 13818-3)
• Hyrja e antenës satelitore: Tip "F", 75 om
• Rrezja e frekuencës së hyrjes: 950 deri 2150 MHz
• Rrezja e nivelit të hyrjes: 25 deri 65 dBm
• DVB-S/S2 QPSK, shpejtësia e modulimit 2 deri 45 M
simbole, SCPC dhe MCPC
• Koka LNB: Mbështetet 1 deri në 4 koka LNB me
"DiSEqC 1.0", zgjedhje polariteti 13/18 V, zgjedhje
bande 22 kHz, modalitet përforcimi të sinjalit, rryma e
kokës LNB maks. 300 mA
81