User manual

Nëse televizori vazhdon të mos u përgjigjet
komandave të telekomandës, mund të kontrolloni
nëse telekomanda funksionon me anë të kamerës së
celularit. Vendoseni telefonin në modalitetin e
kamerës dhe pozicionojeni telekomandën drejt lentes
së kamerës. Nëse shtypni ndonjë tast në
telekomandë dhe vëreni nëpërmjet kamerës që drita
infrakuqe LED pulson, atëherë telekomanda punon.
Televizori duhet kontrolluar.
Nëse nuk i dalloni dridhjet, mund të jetë prishur
telekomanda ose i kanë rënë bateritë.
Kjo metodë e kontrollit të telekomandës nuk është e
mundur me telekomandat e çiftuara me valë me
televizorin.
Pas shfaqjes së ekranit të ndezjes "Philips", televizori
kthehet në modalitet pritjeje
Kur televizori është në pritje, shfaqet ekrani i ndezjes i
"Philips" dhe më pas kthehet në modalitet pritjeje. Kjo
është sjellje normale. Kur televizori shkëputet dhe
rilidhet me rrymën elektrike, ekrani i ndezjes do të
shfaqet në ndezjen tjetër. Për të kaluar televizorin nga
pritja në ndezje shtypni në telekomandë ose në
televizor.
Drita e pritjes vazhdon të pulsojë
Hiqni kordonin elektrik nga priza. Prisni 5 minuta dhe
lidheni sërish. Nëse drita pulson sërish, kontaktoni me
qendrën e Philips të kujdesit ndaj klientit.
Kanalet
Gjatë instalimit nuk u gjet asnjë kanal dixhital
Shihni specifikimet teknike për t'u siguruar që
televizori mbështet DVB-T ose DVB-C në shtetin
tuaj.
Sigurohuni që të gjitha kabllot janë lidhur mirë dhe që
është zgjedhur rrjeti i duhur.
Kanalet e instaluara më parë nuk janë në listën e
kanaleve
Sigurohuni që është zgjedhur lista e saktë e kanaleve.
Kujdesi për ekranin OLED
Ekrani OLED është fjala e fundit e teknologjisë dhe së
bashku me motorin tonë të cilësisë së figurës janë
vlerësuar me një numër të jashtëzakonshëm
çmimesh. Për t'u siguruar që televizori të ofrojë
gjithnjë rendiment optimal, ndonjë herë mund të
kryejë një proces pastrimi të ekranit kur ndodhet në
modalitet pasiv.
Nëse e vendosni televizorin në modalitet pasiv, do të
njoftoheni rregullisht me mesazhe në ekran se ekrani
duhet të kryejë këtë proces pastrimit. Ndiqni gjithnjë
këto udhëzime. Nëse shtyni herë pas here këtë
proces televizori mund të pësojë mbetje figure, gjë që
mund t'ju zhvlerësojë dhe garancinë.
Televizori duhet të lihet në modalitet pasiv që të
ekzekutojë procesin e pastrimit në sfond.
Ju rekomandojmë gjithashtu të evitoni shfaqjen e
vazhduar të figurave të palëvizshme.
Rifreskimi i ekranit të televizorit
Për të mbrojtur ekranin, televizorit OLED i nevojitet
procesi i rifreskimit me kalimin e kohës.
Ka 2 lloje të procesit të rifreskimit:
• Rifreskim normal: Ky ndodh automatikisht dhe zgjat
rreth 10 minuta me televizorin në modalitet pritjeje.
• Rifreskim i thellë: Kjo do të zgjasë rreth 80 minuta
dhe duhet të aktivizohet nga konsumatori. Gjatë
procesit, në ekran do të shfaqet për njëfarë kohe një
vijë e bardhë horizontale.
Për t'i lejuar televizorit OLED të kryejë siç duhet
rifreskimin, ndiqni udhëzimet e mëposhtme:
• Me kusht që procesi i rifreskimit normal të ndodhë
automatikisht, përdorni gjithmonë telekomandën për
të fikur televizorin dhe për ta mbajtur atë në prizë.
• Kur shfaqet mesazhi normal i rifreskimit në ekranin e
televizorit, ndiqni udhëzimet e rekomanduara në
ekran.
• Për një proces të thellë rifreskimi, mund ta aktivizoni
manualisht te Cilësimet > Cilësimet e përgjithshme
> Të avancuara > Cilësimet e ekranit OLED > Spastro
mbetjet e figurës. Një mesazh rikujtues mund të
shfaqet gjithashtu në televizor për t'i kërkuar
përdoruesit të kryejë rifreskimin. Ndiqini udhëzimet
dhe mbajeni televizorin në prizë për t'i lejuar të gjithë
procesit që të përfundojë. Do të marrë 80 minuta.
Procesi i rifreskimit të thellë duhet të kryhet vetëm
nëse mbetja e figurës duket në ekran edhe pas 8
orësh në modalitet pasiv. Kryerja e shpeshtë
manualisht e Spastro mbetjen e figurës mund të
pakësojë jetëgjatësinë e ekranit OLED.
• Mos e prekni dhe mos shtypni mbi televizor gjatë
procesit të rifreskimit.
• Përdorni gjithnjë telekomandën për të fikur
televizorin dhe mbajeni televizorin në prizë kur
aktivizoni rifreskimin.
* Shënim: Për të gëzuar cilësinë optimale të figurës ky
proces është thelbësor. Nëse pajisja nuk pati rastin të
kryejë në tërësi një proces të rregullt rifreskimi, ne nuk
mund të pranojmë kthim të produktit për shkak të
fenomenit të mbetjes së figurës. Kjo nuk përfshihet në
garanci.
Kujdesi i veçantë për televizorin OLED
LED organik (OLED) mund të ruajë imazhe në ekran
(për shkak të karakteristikave të materialit), kur një
imazh shfaqet vazhdimisht në ekran për një periudhë
të gjatë kohore ose nëse shfaqet vazhdimisht i njëjti
85