User manual

Table Of Contents
Për të zgjedhur direkt kanalin.
4 - PICTURE
Për të hapur ose për të mbyllur menynë "Modaliteti i
figurës".
5 - Kanali
Shtypni + ose - për të kaluar te kanali vijues ose i
mëparshëm në listën e kanaleve. Për të hapur faqen
vijuese ose të mëparshme tek "Teleteksti".
6 - Pa zë
Shtypeni për të hequr zërin ose për ta rikthyer atë.
7 - SUBTITLE
Për të hapur faqen e titrave.
3.2
Sensori infrakuq
Televizori mund të marrë komanda edhe nga një
telekomandë që përdor IR (rreze infrakuqe) për të
dërguar komanda. Nëse përdorni telekomandë të tillë,
sigurohuni gjithmonë që ta drejtoni telekomandën
nga sensori infrakuq në pjesën e përparme të
televizorit.
Paralajmërim
Mos vendosni objekte para sensorit infrakuq të
televizorit pasi mund të bllokojë sinjalin.
3.3
Bateritë
Nëse televizori nuk reagon ndaj shtypjes së tasteve të
telekomandës, kësaj mund t'i kenë rënë bateritë.
Për të ndërruar bateritë, hapni folenë e baterive në
pjesën e poshtme prapa të telekomandës.
1 - Rrëshqitni kapakun e folesë së baterive në
drejtimin që tregohet me shigjetë.
2 - Ndërroni bateritë e vjetra me 2 bateri të llojit
AAA-1,5V. Sigurohuni që polet + dhe - të baterive të
vendosen siç duhet.
3 - Rivendosni kapakun e folesë së baterive dhe
rrëshqiteni në vend derisa të puthitet.
Hiqini bateritë nëse nuk e përdorni telekomandën për
kohë të gjatë.
Hidhini bateritë e vjetra sipas udhëzimeve të
përfundimit të përdorimit.
Për më shumë informacion, te Ndihma,
zgjidhni Termat dhe kërkoni Fundi i përdorimit.
3.4
Pastrimi
Telekomanda është e veshur me një shtresë
rezistente ndaj gërvishtjeve.
Për ta pastruar telekomandën, përdorni një leckë të
butë e të lagur. Mos përdorni asnjëherë mbi
telekomandë substanca si alkooli, kimikatet ose
solucionet pastruese për shtëpinë.
10