User manual

Table Of Contents
4
Ndezja dhe fikja
Sigurohuni që televizori të jetë lidhur me rrjetin
elektrik AC. Do të ndizet drita treguese poshtë
televizorit.
Aktivizimi
Shtypni butonin Energjia në telekomandë për të
ndezur televizorin. Mund të shtypni edhe tastin e
vogël të levës në pjesën e poshtme të televizorit për
të ndezur televizorin në rast se nuk gjeni
telekomandën ose nëse i kanë mbaruar bateritë.
Kalimi në modalitet pritjeje
Për ta kaluar televizorin në gjendje pritjeje, shtypni
butonin Energjia në telekomandë. Mund të shtypni
edhe tastin e vogël të levës në pjesën e poshtme të
televizorit.
Në modalitetin e pritjes, televizori është ende i lidhur
me rrjetin elektrik, por konsumon shumë pak energji.
Për ta fikur plotësisht televizorin hiqeni nga priza.
Kur e hiqni nga priza, tërhiqni gjithmonë spinën dhe
asnjëherë kordonin. Sigurohuni që të mund ta arrini
gjithmonë spinën, kordonin elektrik dhe prizën.
11