User manual

Table Of Contents
Lloji i kërkimit të kanaleve ose lloji i
ruajtjes
Ju mund të caktoni llojin e kanalit pëse kanalet e
kërkuara ose të ruajtura.
Për të caktuar llojin e kërkimit të kanaleve...
1 - Ndërsa shikoni televizor, shtypni MENU >
Opsionet e TV > Cilësimet > Kanali > Kanalet dhe
shtypni OK.
2 - Zgjidhni Lloji i kërkimit të kanaleve dhe shtypni
OK.
3 - Zgjidhni llojin e kërkimit që dëshironi dhe shtypni
OK.
4 - Shtypni butonin Kthehu disa herë, nëse nevojitet,
për ta mbyllur menynë.
Për të caktuar llojin e ruajtjes së kanaleve...
1 - Ndërsa shikoni televizor, shtypni MENU >
Opsionet e TV > Cilësimet > Kanali > Kanalet dhe
shtypni OK.
2 - Zgjidhni Lloji i ruajtjes së kanaleve dhe shtypni
OK.
3 - Zgjidhni llojin e ruajtjes që dëshironi dhe shtypni
OK.
4 - Për ta mbyllu menynë shtypni disa herë
butonin Kthehu, nëse nevojitet.
Kapërcimi i kanalit
Ju mund t'i kapërceni kanalet që nuk dëshironi t'i
shikoni.
Për të caktuar kanalet që duhen kapërcyer...
1 - Ndërsa shikoni televizor, shtypni MENU >
Opsionet e TV > Cilësimet > Kanali > Kanalet dhe
shtypni OK.
2 - Zgjidhni Kapërcimi i kanalit* dhe shtypni OK.
3 - Zgjidhni kanalet që dëshironi të kapërceni dhe
shtypni OK. Tregohet shenja e zgjedhjes.
4 - Shtypni butonin Kthehu disa herë, nëse nevojitet,
për ta mbyllur menynë.
* Shënim: Ju nuk mund ta kapërceni kanalin që po
shihni aktualisht.
Renditja e kanaleve
Ju mund ta shkëmbeni pozicionin në listën e
kanaleve për secilin kanal.
Për të shkëmbyer numrin e kanalit...
1 - Ndërsa shikoni televizor, shtypni MENU >
Opsionet e TV > Cilësimet > Kanali > Kanalet dhe
shtypni OK.
2 - Zgjidhni Rendit kanalet* dhe shtypni OK.
3 - Shtypni OK për të zgjedhur një kanal dhe më pas
shtypni butonin e navigimit lart ose poshtë për të
zgjedhur një kanal tjetër. Pozicioni i kanalit të parë të
zgjedhur dhe ai i kanalit të zgjedhur i dyti do të
shkëmbehen me njëri-tjetrin.
4 - Shtypni butonin blu Dil për të përfunduar
veprimin.
5 - Shtypni butonin e verdhë Shko te kanali dhe futni
numrin e kanalit për të kapërcyer direkt te kanali.
6 - Shtypni butonin Kthehu disa herë, nëse nevojitet,
për ta mbyllur menynë.
* Shënim: Në varësi të shtetit të instalimit ose të
cilësimit të operatorit, opsioni Rendit kanalet nuk
disponohet gjithmonë.
Lëvizja e kanaleve
Ju mund ta ndryshoni rendin e kanaleve sipas
dëshirës.
Për të lëvizur kanalet...
1 - Ndërsa shikoni televizor, shtypni MENU >
Opsionet e TV > Cilësimet > Kanali > Kanalet dhe
shtypni OK.
2 - Zgjidhni Lëviz kanalin* dhe shtypni OK.
3 - Ndiqni përshkrimin në ekran për zgjedhjen.
4 - Shtypni butonin Kthehu disa herë, nëse nevojitet,
për ta mbyllur menynë.
* Shënim: Në varësi të shtetit të instalimit ose të
cilësimit të operatorit, opsioni Lëviz kanalin nuk
disponohet gjithmonë.
Modifikimi i kanalit
Ju mund t'i modifikoni kanalet nga lista e kanaleve.
Për të modifikuar kanalet...
1 - Ndërsa shikoni televizor, shtypni MENU >
Opsionet e TV > Cilësimet > Kanali > Kanalet dhe
shtypni OK.
2 - Zgjidhni Modifiko kanalin dhe shtypni OK.
3 - Përdorni butonat e navigimitpër të zgjedhur
kanalin dhe shtypni butonin e verdhë për opsionin
Zgjidh.
4 - Modifikoni numrin e kanalit* dhe emrin e kanalit.
5 - Shtypni butonin Kthehu disa herë, nëse nevojitet,
për ta mbyllur menynë.
* Shënim: Në varësi të shtetit të instalimit ose të
cilësimit të operatorit, modifikimi i numrit të kanalit
nuk disponohet gjithmonë.
15