User manual

Table Of Contents
Çfarë ju duhet
Televizioni interaktiv ofrohet vetëm në kanalet
televizive dixhitale. Për të përdorur të gjitha
funksionet e televizionit interaktiv, televizori duhet të
ketë lidhje interneti me shpejtësi të lartë (brezgjerë).
HbbTV
Nëse një kanal televiziv mundëson faqe "HbbTV", për
t'i parë duhet të aktivizoni së pari "HbbTV" te cilësimet
e televizorit.
Për të aktivizuar mbështetjen e HBBTV
MENU > Opsionet e TV > Opsionet e
avancuara > Cilësimet e "HbbTV"
Përdorimi i "iTV"
Hapja e faqeve të "iTV"
Shumica e kanaleve që mundësojnë "HbbTV" ose
"iTV" ju kërkojnë të shtypni butonin me ngjyrë ose
butonin OK për të hapur programin interaktiv.
Shfletimi në faqet e "iTV"
Ju mund të përdorni butonat me shigjeta dhe me
ngjyra, butonat me numra dhe butonin Kthehu për të
lëvizur në faqet e iTV.
Ju mund të përdorni butonat Luaj, Pushim dhe
Ndalo për të parë video brenda në faqet e iTV.
Mbyllja e faqeve të "iTV"
Shumica e faqeve të "iTV" ju informojnë për tastin që
duhet të përdorni për mbylljen e tyre.
Për ta mbyllur me forcë një faqe të iTV, kaloni në
kanalin tjetër televiziv dhe shtypni Kthehu.
21