User manual

Table Of Contents
9
Lidhja e televizorit
"Android"
9.1
Rrjeti dhe interneti
Rrjeti i shtëpisë
Për të përdorur të gjitha funksionet e televizorit
"Android" "Philips", ky i fundit duhet të jetë i lidhur me
internetin.
Lidheni televizorin me një rrjet shtëpie me lidhje
interneti të shpejtësisë së lartë. Televizorin mund ta
lidhni me rrugëzuesin e rrjetit me anë të valëve ose
me tel.
Lidhja në rrjet
Lidhja me valë
Çfarë ju duhet
Për të lidhur me valë televizorin me internetin
nevojitet një rrugëzues Wi-Fi me lidhje në internet.
Përdorni lidhje të shpejtësisë së lartë (brezgjerë) me
internetin.
Ndezja ose fikja e Wi-Fi
MENU > Opsionet e TV > Cilësimet > Rrjeti dhe
interneti > Wi-Fi.
Kryerja e lidhjes
MENU > Opsionet e TV > Cilësimet > Rrjeti dhe
interneti > Wi-Fi.
1 - Në listën e rrjeteve të gjetura zgjidhni emrin e
rrjetit tuaj me valë. Nëse rrjeti nuk gjendet në listë
sepse emri është i fshehur (keni çaktivizuar tregimin e
SSID të rrugëzuesit), zgjidhni funksionin Shto rrjet të ri
për ta shkruar vetë emrin e rrjetit.
2 - Ndiqni udhëzimet në ekran.
3 - Pasi lidhja të kryhet me sukses do të shfaqet një
mesazh.
Probleme
Rrjeti me valë nuk u gjet ose sinjali është i çrregullt
• Furrat me mikrovalë, telefonat DECT ose pajisjet e
tjera me "Wi-Fi 802.11b/g/n" pranë jush mund të
ndërhyjnë në rrjetin me valë.
• Sigurohuni që muret mbrojtëse në rrjetin tuaj lejojnë
përdorimin e lidhjes me valë të televizorit.
• Nëse rrjeti me valë nuk funksionon siç duhet në
shtëpinë tuaj, provoni instalimin e rrjetit me tela.
Interneti nuk funksionon
• Nëse lidhja me rrugëzuesin është në rregull,
kontrolloni lidhjen e rrugëzuesit me internetin.
Lidhja e kompjuterit me internetin është e ngadaltë
• Shikoni manualin e përdorimit të rrugëzuesit me valë
për informacion mbi rrezen në mjedisin brenda,
shpejtësinë e transferimit dhe faktorë të tjerë të
cilësisë së sinjalit.
• Për rrugëzuesin përdorni lidhje të shpejtësisë së lartë
(brezgjerë) me internetin.
DHCP
• Nëse lidhja nuk kryhet, mund të kontrolloni
konfigurimin e DHCP (protokolli dinamik i konfigurimit
të hostit) të rrugëzuesit. DHCP duhet të jetë aktive.
Lidhja me tel
Çfarë ju duhet
Çfarë ju duhet
Për të lidhur televizorin me internetin, nevojitet një
rrugëzues rrjeti me lidhje me internetin. Përdorni
lidhje të shpejtësisë së lartë (brezgjerë) me internetin.
27