User manual

Table Of Contents
Kryerja e lidhjes
1 - Lidhni rrugëzuesin me televizorin me kabllo rrjeti
(kabllo "Ethernet"**).
2 - Sigurohuni që rrugëzuesi të jetë ndezur.
3 - Televizori kërkon vazhdimisht për lidhje në rrjet.
4 - Pasi lidhja të kryhet me sukses do të shfaqet një
mesazh.
Nëse lidhja nuk arrihet, mund të kontrolloni
konfigurimin e DHCP së rrugëzuesit. DHCP duhet të
jetë aktive.
**Për zbatimin e rregulloreve EMC, përdorni një
kabllo të izoluar "FTP Cat. 5E Ethernet".
Cilësimet e rrjetit
Cilësimet përfaqësuese
MENU > Opsionet e TV > Cilësimet > Rrjeti dhe
interneti > Cilësimet përfaqësuese.
Futni manualisht emrin e një pritësi përfaqësues të
vlefshëm duke zgjedhur Manual.
Konfigurimi i rrjetit - Cilësimet e IP
MENU > Opsionet e TV > Cilësimet > Rrjeti dhe
interneti > Cilësimet e IP.
Nëse lidhja nuk arrihet, mund të kontrolloni
konfigurimin e DHCP së rrugëzuesit.
Si alternativë, nëse jeni përdorues i avancuar dhe
dëshironi ta instaloni rrjetin me adresë IP statike,
caktojeni televizorin në IP statike.
9.2
Llogaria "Google"
Identifikimi
Për të përdorur të gjitha funksionet e televizorit
"Philips" me "Android", mund të identifikoheni në
"Google" me llogarinë tuaj.
Duke u identifikuar do të keni mundësinë të luani
lojërat e preferuara nga telefoni, tableta dhe
televizori. Do të merrni edhe rekomandime të
personalizuara për video dhe muzikë në ekranin
kryesor të televizorit si dhe akses ndaj "YouTube",
"Google Play" dhe aplikacione të tjera.
Identifikimi
Përdorni Llogarinë ekzistuese "Google" për t'u
identifikuar në "Google" në televizor. Llogaria e
"Google" përbëhet nga një adresë emaili dhe një
fjalëkalim. Nëse nuk keni ende llogari "Google",
përdorni kompjuterin apo tabletën për ta krijuar
(accounts.google.com). Për të luajtur lojëra me
"Google Play", ju duhet një profil "Google+". Nëse nuk
u identifikuat gjatë instalimit fillestar të televizorit,
mund të identifikoheni më vonë.
Për t'u identifikuar pasi keni kryer instalimin e
televizorit…
1 - Zgjidhni Cilësimet.
2 - Zgjidhni Llogaria dhe identifikimi dhe shtypni OK.
3 - Zgjidhni Identifikohu dhe shtypni OK.
4 - Zgjidhni Përdor telekomandën tënde dhe shtypni
OK.
5 - Me tastierën virtuale, shkruani adresën tuaj të
emailit dhe shtypni OK.
6 - Vendosni fjalëkalimin dhe shtypni OK për t'u
identifikuar.
7 - Shtypni butonin e navigimit disa herë, nëse
nevojitet, për ta mbyllur menynë.
Cilësimet për "Android"
Mund të caktoni ose të shikoni disa cilësime specifike
apo informacione për "Android". Mund të gjeni listën
e aplikacioneve të instaluara në televizor dhe
hapësirën e memories që u duhet. Mund të
konfiguroni tastierën virtuale ose t'u lejoni
aplikacioneve të përdorin vendndodhjen tuaj.
Eksploroni cilësimet e ndryshme për "Android". Mund
të shkoni te www.support.google.com/androidtv për
më shumë informacione mbi këto cilësime.
Për t'i hapur këto cilësime…
1 - Zgjidhni Cilësimet dhe shtypni OK.
2 - Eksploroni cilësimet e ndryshme për "Android".
3 - Shtypni butonin Kthehu, nëse nevojitet, për ta
mbyllur menynë.
28