User manual

Table Of Contents
i vonesës së sinkronizimit të audios për të kryer
sinkronizimin e zërit me figurën. Zgjidhni "0" nëse
është caktuar një vonesë zëri në sistemin e kinemasë
në shtëpi.
Modaliteti DTS Natë
Zgjidhni modalitetin DTS Natë për një përvojë më të
qetë e më të këndshme dëgjimi kur shikoni
përmbajtje me audio master DTS.
Përpunimi audio i Dolby
Caktoni cilësimet e avancuara.
• Niveluesi i volumit: zgjidhni Aktiv për ta përshtatur
volumin automatikisht.
• Përmirësuesi i dialogut: zgjidheni për të pasur një
cilësi më të mirë zëri në programet me ligjërim.
• Virtualizuesi rrethues: zgjidhni Aktiv për të krijuar një
përjetim virtual të tingullit rrethues.
• Dolby Atmos: zgjidhni Aktiv për të aktivizuar Dolby
Atmos, që mund të shtojë dimension lartësie të zërit.
Me perceptimin e lartësisë, zëri mund të vendoset me
saktësi dhe të lëvizet në hapësirë trepërmasore.
Rikthe në standard
Riktheni në vlerat e paracaktuara cilësimet aktuale të
zërit.
12.3
Cilësimet e energjisë
MENU > Opsionet e TV > Energjia.
Vendosja e kohëmatësit të fjetjes
Energjia > Kohëmatësi i fjetjes.
Televizori kalon automatikisht në modalitetin e pritjes
pas një kohe të përcaktuar. Mund ta ndaloni
kohëmatësin kur njoftimi të shfaqet në dy minutat e
fundit.
Caktimi i ekranit fikur për të kursyer konsumin e
energjisë
Energjia > Fikja e figurës.
Zgjidhni "Fikja e figurës" dhe ekrani i televizorit do të
fiket. Për ta rindezur ekranin shtypni një buton
çfarëdo në telekomandë.
Caktimi i fikjes me orar të televizorit
Energjia > Kohëmatësi i fikjes.
Zgjidhni "Kohëmatësi i fikjes" dhe televizori do të fiket
automatikisht në një orë të paracaktuar për të kursyer
energji. Kohëmatësi nuk do të ndalojë nëse cilësimi
nuk ndryshohet në Joaktiv.
Fikja automatike pa sinjal
Energjia > Fikja automatike pa sinjal.
Shtypni butonin e navigimit lart ose poshtë për të
vendosur vlerën. Zgjidhni Joaktiv për ta çaktivizuar
fikjen automatike.
* Nëse e përdorni televizorin si monitor ose nëse për
të parë televizor përdorni një marrës dixhital (një
dekoder - STB) dhe nuk e përdorni telekomandën e
televizorit, ju duhet ta çaktivizoni këtë fikje
automatike, duke e caktuar vlerën në Joaktiv.
Vendosja e kohëmatësit automatik të fjetjes
Energjia > Fjetja automatike.
Televizori kalon automatikisht në modalitetin në pritje
pas një kohe të paracaktuar, kur televizori nuk merr
asnjë komandë nga telekomanda.
12.4
Opsionet e avancuara
Audio
Caktimi i gjuhës së preferuar të audios
MENU > Opsionet e TV > Opsionet e
avancuara > Gjuha e audios/Audio parësore/Audio
dytësore ose Kanali i audios.
Kanalet televizive mund të transmetojnë audio në
disa gjuhë të folura për një program të caktuar. Mund
të caktoni një gjuhë të preferuar kryesore dhe një
gjuhë dytësore të audios. Nëse ofrohet audio në
ndonjë nga këto gjuhë, televizori do të kalojë te kjo
audio.
Blu pa zë
MENU > Opsionet e TV > Opsionet e avancuara >
Blu pa zë.
Aktivizoni ose çaktivizoni opsionin Blu pa zë.
Kanali i ndërveprimit
MENU > Opsionet e TV > Opsionet e avancuara >
Kanali i ndërveprimit.
Aktivizoni ose çaktivizoni kanalin e
ndërveprimit. Kanali i ndërveprimit ofron shërbime
interaktive nga transmetuesi nëpërmjet sinjalit të
transmetimit ose lidhjes IP.
35