User manual

Table Of Contents
Përshtatni cilësimin e ruajtësit të ekranit sipas
preferencës suaj.
Vendndodhja
Vendosni statusin e vendndodhjes.
Përdorimi dhe diagnostikimi
Vendoset në aktiv për të dërguar automatikisht te
Google informacionin e diagnostikimit, si për
shembull raportet e prishjes dhe të dhënat e
përdorimit nga pajisja juaj, nga aplikacionet dhe
Chromecast i integruar.
Asistenca
Aktivizoni funksionet e posaçme për personat me
vështirësi dëgjimi dhe shikimi.
Rindezja
Rindizni televizorin për performancë më të mirë kur
nevojitet.
Telekomandimi dhe aksesorët
Kreu > Cilësimet > Telekomandimi dhe aksesorët.
Ju mund të zgjidhni nga lista lidhjet Bluetooth të
ruajtura.
Nëse nuk e gjeni aty aksesorin, zgjidhni Shto aksesor
për të kërkuar për lidhje Bluetooth.
12.6
Rindezja
Kreu > Cilësimet > Preferencat e pajisjes > Rindiz.
Shënim:
• Shkëputni diskun e jashtëm me USB përpara rinisjes.
• Pritni për disa sekonda dhe televizori riniset
automatikisht.
Ky veprim do të largojë të dhënat dhe informacionin e
panevojshëm në memorie.
Nëse televizori punon me performancë të dobët kur
përdorni aplikacionet, për shembull kur audio dhe
video nuk janë në sinkron ose aplikacioni punon
ngadalë, rinisni televizorin për performancë më të
mirë.
12.7
Rikthimi në gjendje fabrike
Rivendosja e të gjitha vlerave të cilësimeve në
cilësimet fillestare të televizorit
Kreu > Cilësimet > Preferencat e pajisjes > Rreth >
Rikthimi në gjendje fabrike.
Ky veprim fshin të gjitha të dhënat nga memoria e
brendshme e pajisjes, duke përfshirë: llogarinë tuaj të
Google, të dhënat e aplikacionit të sistemit,
aplikacionet e shkarkimit dhe cilësimet e kryera. Të
gjitha cilësimet do të rivendosen në vlerat nga fabrika
dhe kanalet e instaluara do të fshihen.
12.8
Cilësimet e orës dhe gjuhës
Gjuha e menysë
Ndryshimi i gjuhës së menysë së televizorit
Kreu > Cilësimet > Preferencat e pajisjes > Gjuha.
1 - Shtypni Kreu për të shkuar te faqja kryesore.
2 - Zgjidhni Preferencat e pajisjes > Gjuha.
3 - Zgjidhni gjuhën tuaj dhe shtypni OK.
4 - Shtypni Kthehu ose EXIT disa herë për të mbyllur
menynë.
Gjuha e audios
Caktimi i gjuhës së preferuar të audios
MENU > Opsionet e TV > Opsionet e
avancuara > Gjuha e audios/Audio parësore/Audio
dytësore ose Kanali i audios.
Kanalet televizive mund të transmetojnë audio në
disa gjuhë të folura për një program të caktuar. Mund
të caktoni një gjuhë të preferuar kryesore dhe një
gjuhë dytësore të audios. Nëse ofrohet audio në
ndonjë nga këto gjuhë, televizori do të kalojë te kjo
audio.
Gjuha e titrave
Transmetimet dixhitale mund të kenë titra për
programet e tyre.
Caktimi i gjuhës së preferuar të titrave
MENU > Opsionet e TV > Opsionet e
avancuara > Titrat.
Kanalet dixhitale mund të ofrojnë disa gjuhë titrash
për një program. Mund të caktoni një gjuhë të
preferuar kryesore dhe një gjuhë dytësore titrash.
38