User manual

Table Of Contents
14
Guida televizive
14.1
Të dhënat e guidës televizive
Me funksionin "Guida televizive" mund të shihni listën
aktuale të programeve televizive dhe të programeve
të planifikuara të kanaleve tuaja. Jo të gjitha kanalet
televizive ofrojnë informacionin e guidës televizive.
Guida televizive merr informacion (të dhëna) nga
transmetuesit. Televizori mund të mbledhë
informacion të guidës televizive për kanalet e
instaluara në televizor. Televizori nuk mund të
mbledhë informacion të guidës televizive për kanalet
e shikuara nga dekodues ose marrës dixhital.
14.2
Përdorimi i guidës televizive
Për të hapur guidën televizive, shtypni butonin TV
GUIDE në telekomandë. "Guida televizive" shfaq
kanalet e sintonizuesit të zgjedhur. Shtypni përsëri TV
GUIDE për ta mbyllur
Si alternativë, ndërkohë që shihni televizor, shtypni
MENU > butonin e navigimit lart
> Kanalet > Guida e programeve për të hapur
guidën televizive.
Guida televizive merr informacion (të dhëna) nga
transmetuesit. Në disa rajone dhe për disa kanale, ky
informacion mund të mos jetë i disponueshëm.
42