User manual

Table Of Contents
• Nëse lidhja me rrugëzuesin është në rregull,
kontrolloni lidhjen e rrugëzuesit me internetin.
Lidhja e kompjuterit me internetin është e ngadaltë
• Shikoni manualin e përdorimit të rrugëzuesit me valë
për informacion mbi rrezen në mjedisin brenda,
shpejtësinë e transferimit dhe faktorë të tjerë të
cilësisë së sinjalit.
• Për rrugëzuesin përdorni lidhje të shpejtësisë së lartë
(brezgjerë) me internetin.
DHCP
• Nëse lidhja nuk kryhet, mund të kontrolloni
konfigurimin e DHCP (protokolli dinamik i konfigurimit
të hostit) të rrugëzuesit. DHCP duhet të jetë aktive.
Bluetooth
Nuk mund të çiftohet
• Sigurohuni që pajisja të jetë në modalitetin e çiftimit
Lexoni manualin e përdorimit të pajisjes.
• Mbajini altoparlantin me valë sa më afër televizorit
të jetë e mundur.
• Çiftimi i disa pajisjeve me televizorin njëkohësisht
mund të mos funksionojë.
Lidhja "Bluetooth" u shkëput
• Pozicionojeni gjithmonë altoparlantin me valë
brenda një rrezeje prej 5 metrash nga televizori.
Sinkronizimi i audios dhe figurës me Bluetooth
• Përpara se të blini një altoparlant me valë
"Bluetooth", informohuni për cilësinë e tij të
sinkronizimit të audios me videon, zakonisht i quajtur
'sinkronizimi i buzëve'. Nuk performojnë siç duhet të
gjitha pajisjet me "Bluetooth". Pyesni shitësin për
këshillë.
Gjuhë e gabuar e menysë
Ndryshoni përsëri gjuhën në gjuhën tuaj.
1 - Shtypni Kreu për të shkuar te faqja kryesore.
2 - Shtypni MENU.
3 - Shtypni butonin e navigimit - poshtë për 4 herë
dhe shtypni OK.
3 - Shtypni butonin e navigimit - poshtë për 4 herë
dhe shtypni OK.
5 - Zgjidhni gjuhën tuaj dhe shtypni OK.
6 - Shtypni Kthehu ose EXIT disa herë për të mbyllur
menynë.
20.3
Ndihma në internet
Për të zgjidhur problemet e televizorit Philips, mund t'i
drejtoheni ndihmës që ofrojmë në internet. Mund të
zgjidhni gjuhën tuaj dhe të jepni numrin e modelit të
produktit.
Shkoni te www.philips.com/TVsupport
Te faqja mbështetëse në internet mund të gjeni
numrin e telefonit të kontaktit me ne për shtetin tuaj,
si edhe përgjigjet për pyetjet e shpeshta (FAQ). Në
disa shtete mund të bisedoni me një nga
bashkëpunëtorët tanë dhe t'ia bëni pyetjet direkt ose
t'i dërgoni me email.
Softuerin e ri të televizorit ose manualin mund t'i
shkarkoni për t'i lexuar në kompjuter.
20.4
Mbështetja dhe riparimi
Për mbështetjen dhe riparimin e televizorit, telefononi
kujdesin për klientin në vendin tuaj. Teknikët tanë të
shërbimit do të kujdesen për riparimin, nëse nevojitet.
Numrin e telefonit e gjeni te dokumentet e printuara
që jepen me televizorin.
Ose konsultohuni në faqen tonë të internetit
www.philips.com/TVsupport dhe zgjidhni shtetin ku
ndodheni nëse nevojitet.
Numri i modelit dhe numri i serisë i televizorit
Mund t'ju kërkohet të jepni numrin e modelit dhe
numrin e serisë së televizorit. Këta numra gjenden në
etiketën e paketimit ose në etiketën e llojit, e cila
ndodhet në pjesën e pasme ose të poshtme të
televizorit.
Paralajmërim
Mos u përpiqni ta riparoni vetë televizorin. Kjo mund
të shkaktojë lëndim të rëndë, dëmtim të
pariparueshëm të televizorit ose mund ta bëjë
garancinë të pavlefshme.
52