User manual

Table Of Contents
22
Kushtet e përdorimit
2021 © TP Vision Europe B.V. Të gjitha të drejtat të
rezervuara.
Ky produkt ka ardhur në treg nga "TP Vision Europe
B.V," ose një nga filialet e saj, të përmendura në vijim
si "TP Vision", i cili është prodhuesi i produktit. "TP
Vision" është garant në lidhje me televizorin që vjen
me këtë broshurë. "Philips" dhe emblema në formë
mburoje e "Philips" janë marka të regjistruara tregtare
të "Koninklijke Philips N.V.".
Specifikimet mund të ndryshojnë pa njoftim. Markat
tregtare janë pronë e Koninklijke Philips N.V ose të
pronarëve përkatës. "TP Vision" ruan të drejtën e
ndryshimit të produkteve në çdo kohë, pa qenë e
detyruar të përshtatë furnizimet e mëparshme sipas
këtyre ndryshimeve.
Materiali i shkruar që vjen i paketuar me televizorin
dhe manuali i ruajtur në memorien e televizorit ose i
shkarkuar nga faqja e "Philips" në internet
www.philips.com/TVsupport konsiderohen të
përshtatshëm për përdorimin e synuar të sistemit.
Materiali i përmbajtur në këtë manual konsiderohet i
përshtatshëm për përdorimin e synuar të sistemit.
Nëse produkti ose komponentët e tij apo procedurat
e veçanta përdoren për qëllime të ndryshme nga ato
të specifikuara në këtë dokument, duhet të merret
konfirmimi për vlefshmërinë dhe qëndrueshmërinë e
tyre. "TP Vision" garanton se vetë materiali nuk shkel
asnjë nga patentat e Shteteve të Bashkuara. Nuk
jepet asnjë garanci e mëtejshme, as shprehur dhe as
e nënkuptuar. "TP Vision" nuk mban përgjegjësi për
ndonjë gabim në përmbajtjen e këtij dokumenti dhe
as për ndonjë problem që vjen si rrjedhojë e
përmbajtjes në këtë dokument. Gabimet që
raportohen te Philips do të ndreqen dhe do të
publikohen sa më shpejt të jetë e mundur në faqen e
mbështetjes në internet të Philips.
Kushtet e garancisë - Rreziku i lëndimit, dëmtimi i
televizorit ose anulimi i garancisë!
Mos provoni asnjëherë ta riparoni vetë televizorin.
Përdoreni atë dhe aksesorët vetëm siç është synuar
nga prodhuesi. Shenja e kujdesit në pjesën e pasme
të televizorit tregon rrezik goditjeje elektrike. Mos e
hiqni kurrë kapakun e televizorit. Për shërbime ose
riparime, kontaktoni gjithmonë qendrën e kujdesit
ndaj klientit për televizorë "Philips". Numrin e telefonit
e gjeni te dokumentet e printuara që jepen me
televizorin. Ose konsultohuni me faqen tonë të
internetit www.philips.com/TVsupport dhe zgjidhni
shtetin ku ndodheni nëse nevojitet. Veprimet e
ndaluara shprehimisht në këtë manual ose rregullimet
dhe procedurat e montimit që nuk rekomandohen
ose nuk autorizohen në manual e bëjnë garancinë të
pavlefshme.
Karakteristikat e pikëzave
Ky produkt TV ka një numër të madh pikëzash me
ngjyra. Megjithëse ka pikëza efikase në shkallën
99.999% e lart, në ekran mund të shfaqen
vazhdimisht pika të zeza ose pika të shndritshme (të
kuqe, të gjelbra ose të kaltra). Kjo është veçori
strukturore e ekranit (brenda standardeve të
zakonshme industriale) dhe jo keqfunksionim.
Pajtueshmëria me KE-në
Me anë të këtij dokumenti, "TP Vision Europe B.V."
deklaron se ky televizor është në përputhje me
kërkesat themelore dhe dispozita të tjera përkatëse të
Direktivave 2014/53/BE (RED), 2009/125/KE
(Ekodizajni) dhe 2011/65/KE (RoHS).
Pajtueshmëria me EMF-në
"TP Vision" prodhon dhe shet shumë produkte të
synuara për konsumatorët, të cilat në përgjithësi, si
çdo aparat elektronik, mund të lëshojnë e marrin
sinjale elektromagnetike. Një nga parimet kryesore të
punës së "TP Vision" është marrja e të gjitha masave
të nevojshme të shëndetit e sigurisë për produktet, në
pajtim me të gjitha kërkesat përkatëse ligjore dhe për
të qenë brenda standardeve për fushat
elektromagnetike (EMF), që janë në fuqi në kohën e
prodhimit të produkteve.
"TP Vision" i përkushtohet zhvillimit, prodhimit dhe
tregtimit të produkteve që nuk kanë pasoja negative
mbi shëndetin. TP Vision konfirmon që, nëse
produktet e tij përdoren sipas përdorimit të tyre të
synuar, ato janë të sigurta për përdorim në përputhje
me provat shkencore që ofrohen në ditët e sotme.
"TP Vision" luan një rol aktiv në krijimin e standardeve
ndërkombëtare të sigurisë dhe për fushat
elektromagnetike, duke bërë kështu të mundur
parashikimin e zhvillimeve të mëtejshme në
standardizimin për aplikimin e hershëm në produkte.
55