User manual

Table Of Contents
2
Konfigurimi
2.1
Lexoni për sigurinë
Lexoni udhëzimet e sigurisë përpara se të përdorni
televizorin.
Për të lexuar udhëzimet e sigurisë, shkoni në
seksionin Siguria dhe kujdesi në këtë manual ndihme
për informacionet.
2.2
Bazamenti i televizorit dhe
montimi në mur
Bazamenti i televizorit
Udhëzimet për montimin e bazamentit të televizorit
mund t'i gjeni në udhëzuesin e shpejtë që vjen me
televizorin. Në rast se ju ka humbur ky udhëzues,
mund ta shkarkoni nga www.philips.com/TVsupport.
Përdorni numrin e modelit të televizorit për të kërkuar
e shkarkuar Udhëzuesin e shpejtë.
Montimi në mur
Televizori vjen i përgatitur për suport muri të
standardit VESA (shitet veçmas).
Përdorni kodin vijues VESA gjatë blerjes së suportit
për mur . . .
• 43PUS7406
VESA MIS-F 100x200, M6 (Min.: 10 mm, Maks.: 12
mm)
• 50PUS7406
VESA MIS-F 100x200, M6 (Min.: 10 mm, Maks.:
20mm)
• 55PUS7406
VESA MIS-F 100x200, M6 (Min.: 10 mm, Maks.:
20mm)
• 65PUS7406
VESA MIS-F 200x200, M6 (Min.: 12 mm, Maks.: 18
mm)
Kujdes
Montimi i televizorit në mur kërkon ekspertizë dhe
duhet të kryhet vetëm nga personeli i kualifikuar.
Montimi i televizorit në mur duhet të përmbushë
standardet e sigurisë sipas peshës së televizorit.
Përpara pozicionimit të televizorit, lexoni edhe masat
paraprake të sigurisë.
"TP Vision Europe B.V." nuk mban përgjegjësi për
montimin e gabuar ose montimin që shkakton
aksidente ose lëndim.
2.3
Këshilla mbi vendosjen
• Pozicionojeni televizorin në vende ku drita nuk bie
drejtpërdrejt në ekran.
• Distanca ideale për të parë televizor është 2 deri në
5 herë sa gjatësia diagonale e ekranit. Kur jeni të ulur,
sytë duhet të jenë në një nivel me mesin e ekranit.
• Kur e montoni në mur, pozicionojeni televizorin deri
në 15 cm larg murit.
Shënim:
Mbajeni televizorin larg burimeve që prodhojnë
pluhur, si p.sh. sobat. Sugjerohet t'i pastroni rregullisht
pluhurat për të shmangur futjen e tij në televizor.
2.4
Kordoni elektrik
• Futni kordonin elektrik në folenë POWER në pjesën
e pasme të televizorit.
• Sigurohuni që kordoni elektrik të jetë futur mirë në
fole.
• Sigurohuni që mund ta arrini gjithmonë spinën te
priza në mur.
• Kur hiqni kordonin elektrik nga priza, tërhiqeni
gjithmonë duke e kapur nga spina dhe asnjëherë
duke tërhequr kordonin.
6