User manual

Table Of Contents
shtypni OK.
2 - Zgjidhni Versioni aktual.
3 - Do të shfaqet versioni, shënimet e versionit dhe
data e krijimit.
4 - Shtypni Kthehu disa herë nëse nevojitet për ta
mbyllur menynë.
Kopjimi i një liste kanalesh në njësinë USB
Për të kopjuar një listë kanalesh...
1 - Ndizni televizorin. Televizori duhet të ketë kanale
të instaluara.
2 - Lidhni një njësi "Flash USB".
3 - Shkoni te Kanali > Kopja e listës së kanaleve dhe
shtypni OK.
4 - Zgjidhni Kopjo në USB dhe shtypni OK.
5 - Pas përfundimit të kopjimit, hiqeni njësinë "Flash
USB".
6 - Shtypni Kthehu disa herë nëse nevojitet për ta
mbyllur menynë.
Tani mund ta ngarkoni listën e kopjuar e kanaleve
drejt një televizori tjetër "Philips".
Ngarkimi i listës së kanaleve në një televizor tjetër
Philips
Për të ngarkuar një listë kanalesh...
1 - Lidhni njësinë "Flash USB" që përmban listën e
kanaleve të televizorit tjetër.
2 - Shkoni te Kanali > Kopja e listës së kanaleve dhe
shtypni OK.
3 - Zgjidhni Kopjo në TV dhe shtypni OK.
4 - Televizori do t'ju njoftojë nëse lista e kanaleve
kopjohet me sukses në televizor. Hiqni njësinë "Flash
USB".
5 - Shtypni Kthehu disa herë nëse nevojitet për ta
mbyllur menynë.
6.3
Shikimi i kanaleve
Sintonizimi në një kanal
Për të filluar shikimin e kanaleve televizive, shtypni
SOURCES. Televizori sintonizohet në kanalin e fundit
që keni parë.
Si alternativë, mund të zgjidhni Teletransmetim i
drejtpërdrejtë nga pamja e ekranit "Kreu".
Ndërrimi i kanaleve
Për të ndërruar kanalet, shtypni Kanali + ose Kanali
-.
Nëse e dini numrin e kanalit, shkruajeni me butonat e
numrave. Për ta ndërruar menjëherë kanalin, shtypni
OK pasi të keni shkruar numrin.
Gjithashtu mund të sintonizoheni te kanalet nga Lista
e kanaleve duke shtypur OK.
Kontrollet prindërore
Kyçja dhe shkyçja e një kanali
Kanalet mund t'i kyçni për të parandaluar shikimin
nga fëmijët. Për të parë një kanal të kyçur, fillimisht
duhet të futni kodin PIN me 4 shifra. Programet nuk i
kyçni dot nga pajisjet e lidhura.
Për të kyçur ose për të shkyçur një kanal…
1 - Shtypni MENU > Cilësimet > Kanali >
Kontrollet prindërore dhe shtypni OK.
2 - Jepni kodin PIN nëse nevojitet.
3 - Zgjidhni Kanalet e bllokuara dhe shtypni OK.
4 - Shtypni butonin e navigimi lart ose poshtë për
të zgjedhur kanalin që dëshironi të kyçni apo shkyçni
dhe shtypni OK.
5 - Kanali i kyçur është i shënuar me simbolin e një
dryni.
6 - Si alternativë, mund të zgjidhni Bllokoji të gjitha
ose Zhbllokoji të gjitha për të bllokuar/zhbllokuar të
gjitha kanalet.
7 - Shtypni butonin Kthehu disa herë, nëse nevojitet,
për ta mbyllur menynë.
Kufizimet e programeve
Për të parandaluar që fëmijët të shohin një program
që mund të mos jetë i përshtatshëm për ta, ju mund
të vendosni një klasifikim.
Kanalet dixhitale mund t'i kenë të klasifikuara
programet e tyre. Kur klasifikimi i një programi është i
barabartë ose më i lartë se klasifikimi që keni
vendosur ju, ky program do të kyçet. Për të parë një
program të kyçur, fillimisht duhet të futni kodin PIN.
Për të vendosur një klasifikim…
1 - Shtypni MENU > Cilësimet > Kanali >
Kontrollet prindërore dhe shtypni OK.
2 - Jepni kodin PIN nëse nevojitet.
3 - Zgjidhni Kufizimet e programeve dhe
shtypni OK.
4 - Zgjidhni Aktiv për të vendosur klasifikimin.
5 - Zgjidhni Klasifikimet dhe shtypni OK.
6 - Vendosni kufizimet për fëmijët tuaj.
7 - Shtypni butonin Kthehu disa herë, nëse nevojitet,
për ta mbyllur menynë.
Për ta çaktivizuar kontrollin prindëror, zgjidhni Asnjë.
Megjithatë, në disa shtete duhet ta caktoni një
klasifikim.
Për disa transmetues/operatorë, televizori bllokon
vetëm programet me klasifikim më të lartë. Kontrolli
prindëror caktohet për të gjitha kanalet.
19