User manual

Table Of Contents
Kufjet
Ju mund të lidhni një palë kufje në folenë e kufjeve
në pjesën e pasme të televizorit. Lidhja është minifole
3,5 mm.
* Shënim: Zëri i altoparlantëve të televizorit ikën
ndërkohë që lidhen kufjet.
7.6
Njësia "Flash USB"
Mund t'i shikoni fotot dhe të luani muzikën dhe videot
tuaja nga njësia e lidhur "Flash USB".
Futni një njësi "Flash USB" në njërën nga lidhjet
USB në televizor ndërkohë që ky është ndezur.
Për të parë skedarët nga njësia USB, në fillim duhet të
shtoni te faqja kryesore aplikacionin MMP
(MultiMediaPlayer). Shtypni Kreu, duke klikuar ikonën
Apps (Aplikacionet) në skajin e majtë të rreshtit Apps.
Ju mund të shtoni aplikacione MMP nga faqja Apps
(Aplikacionet).
Për të ndaluar shikimin e materialeve në njësinë USB,
shtypni EXIT ose zgjidhni një veprim tjetër. Dilni nga
aplikacioni MMP përpara se të shkëputni njësinë.
Për të hequr me siguri njësinë USB…
1 - Shtypni HOME.
2 - Zgjidhni ikonën Njoftimet në cepin djathtas lart
dhe shtypni OK.
3 - Zgjidhni njësinë tuaj dhe shtypni OK.
4 - Zgjidhni Nxirr dhe shtypni OK.
5 - Pritni derisa të përfundojë procedura e nxjerrjes
dhe më pas tërhiqni njësinë USB.
"Ultra HD" në USB
Mund të shikoni foto në rezolucion "Ultra HD" nga
pajisja ose njësia e lidhur "Flash USB". Televizori do të
ulë rezolucionin nëse rezolucioni i fotos është më i
madh.
7.7
Kompjuteri
Mund ta lidhni kompjuterin me televizorin dhe ta
përdorni këtë të fundit si monitor kompjuteri. Përdorni
kabllo HDMI për të lidhur kompjuterin me televizorin.
* Shënim për përdoruesit e kartave grafike Nvidia:
Nëse lidhni kartën grafike Nvidia në televizor përmes
kabllos HDMI, karta Nvidia mund të nxjerrë
automatikisht video me shpejtësi të ndryshueshme
freskimi (VRR) në televizor. Nëse dëshironi ta
çaktivizoni funksionin VRR, ju duhet ta caktoni këtë
gjë në cilësimet e kartës grafike në kompjuterin tuaj.
* Shënim për përdoruesit e kartave grafike AMD:
Nëse e lidhni kartën grafike AMD në televizor përmes
kabllos HDMI, sigurohuni për cilësimet e mëposhtme
për kartën grafike të përdorur, për të pasur
performancën më të mirë.
Nëse video në dalje e kartës grafike është 4096 x
2160p ose 3840 x 2160p dhe përdoret formati i
pikselëve RGB, në kartën grafike caktohet studio e
formatit të pikselëve RGB 4:4:4 (RGB e kufizuar).
25