User manual

Table Of Contents
8
Bluetooth
8.1
Çfarë ju duhet
Mund të lidhni një pajisje me valë me Bluetooth® me
televizorin – me një altoparlant apo kufje me valë*.
Për të luajtur zërin e televizorit në një altoparlant me
valë, duhet ta çiftoni televizorin me altoparlantin me
valë. Televizori mund të luajë zë vetëm nga një
altoparlant njëkohësisht.
Kujdes - Sinkronizimi zë-figurë
Shumë sisteme altoparlantësh me "Bluetooth" kanë
një të ashtuquajtur "vonesë" të lartë. Vonesë e lartë
do të thotë që zëri mbetet pas videos, duke humbur
sinkronizimin me lëvizjen e buzëve. Para se të blini një
sistem altoparlantësh me valë Bluetooth, informohuni
rreth modeleve më të reja dhe kërkoni një pajisje me
vonesë të ulët. Pyesni shitësin për këshillë.
* Shënim: Bluetooth në televizor mund të mos
funksionojë saktë me kufje me valë origjinale pa
kabllo.
8.2
Çiftimi i një pajisjeje
Vendoseni altoparlantin me valë brenda një distance
5 metra nga televizori. Lexoni manualin e përdorimit
të pajisjes për informacion specifik mbi çiftimin dhe
rrezen me valë. Sigurohuni që cilësimi "Bluetooth" të
jetë aktivizuar në televizor.
Pasi një altoparlant me valë të jetë lidhur, mund ta
zgjidhni atë të luajë zërin e televizorit. Kur pajisja
çiftohet, nuk është e nevojshme ta çiftoni sërish nëse
nuk e hiqni.
Për të çiftuar një pajisje me "Bluetooth" me
televizorin…
1 - Ndizeni pajisjen me "Bluetooth" dhe vendoseni
brenda rrezes së televizorit.
2 - Shtypni MENU > Opsionet e
TV > Cilësimet > Telekomandimi dhe aksesorët
dhe shtypni OK.
3 - Ndiqni udhëzimet në ekran. Pajisjen do ta çiftoni
me televizorin dhe ky do ta ruajë lidhjen. Mund të
duhet të shkëputni një pajisje të çiftuar në fillim nëse
është arritur numri maksimal i pajisjeve të çiftuara.
4 - Shtypni butonin Kthehu disa herë, nëse nevojitet,
për ta mbyllur menynë.
8.3
Zgjedhja e një pajisjeje
Për të zgjedhur një pajisje me valë...
1 - Shtypni MENU > Opsionet e
TV > Cilësimet > Telekomandimi dhe aksesorët
dhe shtypni OK.
2 - Zgjidhni pajisjen me valë në listë dhe shtypni OK.
3 - Shtypni butonin Kthehu disa herë, nëse nevojitet,
për ta mbyllur menynë.
8.4
Riemërtimi i një pajisjeje
Për të riemërtuar një pajisje me valë...
1 - Shtypni MENU > Opsionet e
TV > Cilësimet > Telekomandimi dhe aksesorët
dhe shtypni OK.
2 - Zgjidhni pajisjen me valë në listë dhe shtypni OK.
3 - Zgjidhni Ndrysho emrin dhe shtypni OK.
4 - Futni emrin e ri për pajisjes.
5 - Shtypni butonin Kthehu disa herë, nëse nevojitet,
për ta mbyllur menynë.
8.5
Heqja e një pajisjeje
Ju mund ta shkëputni një pajisje me valë me
Bluetooth. Pasi pajisja Bluetooth është shkëputur,
pajisja dalëse e audis do të kthehet në altoparlantët e
televizorit.
Për të shkëputur një pajisje me valë...
1 - Shtypni MENU > Opsionet e
TV > Cilësimet > Telekomandimi dhe aksesorët
dhe shtypni OK.
2 - Zgjidhni pajisjen me valë në listë dhe shtypni OK.
3 - Zgjidhni Shkëput dhe shtypni OK.
4 - Shtypni butonin Kthehu disa herë, nëse nevojitet,
për ta mbyllur menynë.
Mund edhe ta hiqni pajisjen me valë me "Bluetooth".
Nëse e hiqni, pajisja me "Bluetooth" do të shkëputet.
Për të hequr një pajisje me valë...
1 - Shtypni MENU > Opsionet e
TV > Cilësimet > Telekomandimi dhe aksesorët
dhe shtypni OK.
2 - Zgjidhni pajisjen me valë në listë dhe shtypni OK.
3 - Zgjidhni Shkëput dhe shtypni OK.
4 - Shtypni butonin Kthehu disa herë, nëse nevojitet,
për ta mbyllur menynë.
26