User manual
Table Of Contents
- Përmbajtja
- 1 Faqja kryesore
- 2 Konfigurimi
- 3 Telekomanda
- 4 Ndezja dhe fikja
- 5 Instalimi i kanaleve
- 6 Kanalet
- 7 Lidhja e pajisjeve
- 8 Bluetooth
- 9 Lidhja e televizorit "Android"
- 10 Apl.
- 11 Burimet
- 12 Cilësimet
- 13 "Ambilight"
- 14 Videot, fotot, muzika dhe teksti
- 15 Guida televizive
- 16 Celularët inteligjentë dhe tabletat
- 17 "Freeview Play"
- 18 "Netflix"
- 19 Softueri
- 20 Specifikimet
- 21 Ndihma dhe mbështetja
- 22 Siguria dhe kujdesi
- 23 Kushtet e përdorimit
- 24 Të drejtat e autorit
- 25 Mohim në lidhje me shërbimet dhe/ose softuerët e ofruar nga palët e treta
- Tregues
15
Guida televizive
15.1
Të dhënat e guidës televizive
Me funksionin "Guida televizive" mund të shihni listën
aktuale të programeve televizive dhe të programeve
të planifikuara të kanaleve tuaja. Jo të gjitha kanalet
televizive ofrojnë informacionin e guidës televizive.
Guida televizive merr informacion (të dhëna) nga
transmetuesit. Televizori mund të mbledhë
informacion të guidës televizive për kanalet e
instaluara në televizor. Televizori nuk mund të
mbledhë informacion të guidës televizive për kanalet
e shikuara nga dekodues ose marrës dixhital.
15.2
Përdorimi i guidës televizive
Për të hapur guidën televizive, shtypni butonin TV
GUIDE në telekomandë. "Guida televizive" shfaq
kanalet e sintonizuesit të zgjedhur. Shtypni përsëri TV
GUIDE për ta mbyllur
Si alternativë, ndërkohë që shihni televizor, shtypni
MENU > butonin e navigimit lart
> Kanalet > Guida e programeve për të hapur
guidën televizive.
Guida televizive merr informacion (të dhëna) nga
transmetuesit. Në disa rajone dhe për disa kanale, ky
informacion mund të mos jetë i disponueshëm.
43