operation manual

Table Of Contents
Pasi të kryhet çiftimi do të shfaqet një mesazh.
Softueri i telekomandës
Cilësimet > Lidhjet me valë dhe rrjetet
> Telekomanda > Informacion mbi telekomandën
Pasi të çiftohet telekomanda, mund të kontrolloni
versionin aktual të softuerit të telekomandës.
Cilësimet > Lidhjet me valë dhe rrjetet
> Telekomanda > Përditësimi i softuerit të
telekomandës
Kontrolloni për përditësime të mundshme të softuerit
të telekomandës.
3.3
Kërkimi me zë
Mund të kërkoni për video, muzikë apo çfarëdoqoftë
në internet, thjesht duke përdorur zërin. Mund t'i flisni
mikrofonit në telekomandë.
Duhet të çiftoni telekomandën me televizorin para se
të përdorni kërkimin me zë.
Për të përdorur zërin...
1 - Shtypni në telekomandë ku do të ndizet drita
e kaltër, do të hapet fusha e kërkimit dhe mikrofoni do
të jetë aktiv.
2 - Thoni çfarë po kërkoni me shqiptim të qartë.
Mund të flisni për 10 sekonda përpara se mikrofoni të
fiket. Rezultatet mund të shfaqen me vonesë.
3 - Mund të zgjidhni artikullin që dëshironi në listën e
rezultateve të kërkimit.
3.4
Sensori infrakuq
Televizori mund të marrë komanda edhe nga një
telekomandë që përdor IR (rreze infrakuqe) për të
dërguar komanda. Nëse përdorni telekomandë të tillë,
sigurohuni gjithmonë që ta drejtoni telekomandën
nga sensori infrakuq në pjesën e përparme të
televizorit.
Paralajmërim
Mos vendosni objekte para sensorit infrakuq të
televizorit pasi mund të bllokojë sinjalin.
3.5
Bateritë
Nëse televizori nuk reagon ndaj shtypjes së tasteve të
telekomandës, kësaj mund t'i kenë rënë bateritë.
Për të ndërruar bateritë, hapni folenë e baterive në
pjesën e poshtme prapa të telekomandës.
1 - Rrëshqitni kapakun e folesë së baterive në
drejtimin që tregohet me shigjetë.
2 - Ndërrojini bateritë e vjetra me 2 bateri alkaline të
llojit AAA-LR03-1,5 V . Sigurohuni që polet dhe
të baterive të vendosen siç duhet.
3 - Rivendosni kapakun e folesë së baterive dhe
rrëshqiteni në vend derisa të puthitet.
Hiqni bateritë nëse nuk do ta përdorni telekomandën
për një kohë të gjatë.
Hidhini bateritë e vjetra sipas udhëzimeve të
përfundimit të përdorimit.
Për më shumë informacion, te Ndihma,
zgjidhni Termat dhe kërkoni Fundi i përdorimit.
3.6
Pastrimi
Telekomanda është e veshur me një shtresë
rezistente ndaj gërvishtjeve.
Për ta pastruar telekomandën, përdorni një leckë të
butë e të lagur. Mos përdorni asnjëherë mbi
telekomandë substanca si alkooli, kimikatet ose
solucionet pastruese për shtëpinë.
11