operation manual

Table Of Contents
5
Kanalet
5.1
Instalimi i kanaleve
Për më shumë informacion, te Ndihma, shtypni tastin
me ngjyrë Termat dhe shihni Kanali, Instalimi i
antenës ose Kanali, Instalimi i kabllorit.
5.2
Listat e kanaleve
Rreth listave të kanaleve
Pas instalimit të një kanali, të gjitha kanalet shfaqen
në listën "Të gjitha kanalet". Kanalet që shfaqen në
listën "Të gjitha kanalet" janë të renditur në bazë të
zhanrit*. Për shembull: Premium, Premium Lajme,
Premium Lokal, Fëmijët, Sport etj. Zhanri "Premium"
përfshin kanalet teletransmetuese më të mira të
pozicionuara dhe që zënë mbi 3% të tregut. Kanalet
shfaqen me emër dhe stemë, nëse ofrohet ky
informacion.
Pasi të keni zgjedhur një listë kanalesh, shtypni
shigjetat (lart) ose (poshtë) për të zgjedhur një
kanal dhe më pas shtypni OK për të parë kanalin e
zgjedhur. Në kanalet në atë listë do të sintonizoheni
vetëm kur të përdorni tastet   ose  .
* Shënim: Funksioni i renditjes sipas zhanrit është i
vlefshëm vetëm në Gjermani.
Ikonat e kanaleve
Pas një përditësimi automatik të kanaleve në listën e
kanaleve, kanalet e gjetura rishtas shënohen me
një (yll).
Nëse kyçni një kanal, ai do të shënohet me
një (kyç).
Stacionet radiofonike
Nëse ka transmetim dixhital, stacionet dixhitale
radiofonike instalohen gjatë instalimit. Kaloni në një
kanal radioje njëlloj si me kanalet televizive.
Ky televizor mund të marrë sinjal standard dixhital
televiziv DVB. Televizori mund të mos funksionojë siç
duhet me disa operatorë televizionesh dixhitale që
nuk pajtohen plotësisht me specifikimet e standardit.
Hapni një listë kanalesh
Përbri listës me të gjitha kanalet, mund të zgjidhni një
listë të filtruar ose një nga listat e preferuara që keni
krijuar.
Për të hapur listën aktuale të kanaleve…
1 - Shtypni , për të kaluar te televizori.
2 - Shtypni OK për të hapur listën aktuale të
kanaleve.
3 - Shtypni Kthehu për të mbyllur listën e
kanaleve.
Për të zgjedhur një nga listat e kanaleve…
1 - Pasi të keni hapur një listë kanalesh në ekran,
shtypni OPTIONS.
2 - Zgjidhni Zgjidh listën e kanaleve dhe
shtypni OK.
3 - Në menynë e listës, zgjidhni një nga listat e
disponueshme të kanaleve dhe shtypni OK.
Përndryshe, mund të zgjidhni emrin e listës sipër listës
së kanaleve dhe të shtypni OK për të hapur menynë
e listës.
Kërkimi për një kanal
Mund të kërkoni një kanal për ta gjetur në një listë të
gjatë kanalesh.
Televizori mund të kërkojë për një kanal brenda njërës
nga 2 listat kryesore të kanaleve - lista e kanaleve të
antenës ose të kabllorit.
Për të kërkuar një kanal…
1 - Shtypni .
2 - Shtypni OK për të hapur listën aktuale të
kanaleve.
3 - Shtypni OPTIONS.
4 - Zgjidhni Zgjidh listën e kanaleve dhe
shtypni OK.
5 - Zgjidhni Filtro kanalet e antenës ose Filtro
kanalet e kabllorit dhe shtypni OK.
6 - Zgjidhni Kërkimi për kanal dhe shtypni OK për
të hapur një fushë teksti. Për të shkruar tekst mund të
përdorni tastierën e telekomandës (nëse ka) ose
tastierën virtuale.
7 - Jepni një numër, emër apo pjesë të një emri,
zgjidhni Zbato dhe shtypni OK. Televizori do të
kërkojë për emra të përputhshëm kanalesh në listën
që zgjodhët.
Rezultatet e kërkimit listohen si listë kanalesh –
shikoni emrin e listës në krye. Kërkimi do të nxjerrë
emrin e kanalit që përputhet, me rezultate të renditura
sipas rendit alfabetik. Rezultatet e kërkimit do të
zhduken nëse zgjidhni një listë tjetër kanalesh ose e
mbyllni listën me rezultatet e kërkimit.
13