operation manual

Table Of Contents
2 - Jepni kodin 4-shifror të funksionit "Kyçja për
fëmijët". Nëse nuk e keni caktuar ende kodin,
zgjidhni Cakto kodin te Kyçja për fëmijët. Jepni
kodin 4-shifror të funksionit "Kyçja për fëmijët" dhe
konfirmojeni. Tani mund të caktoni klasifikim sipas
moshës.
3 - Duke u kthyer te Klasifikimi prindëror, zgjidhni
moshën dhe shtypni OK.
4 - Nëse është e nevojshme, shtypni
vazhdimisht (majtas) për të mbyllur menynë.
Për të çaktivizuar klasifikimin prindëror sipas moshës,
zgjidhni Asnjë. Megjithatë, në disa shtete duhet ta
caktoni një klasifikim sipas moshës.
Për disa transmetues/operatorë, televizori bllokon
vetëm programet me klasifikim më të lartë. Klasifikimi
prindëror sipas moshës caktohet për të gjitha kanalet.
Opsionet e kanaleve
Hapja e opsioneve
Mund të caktoni disa opsione ndërkohë që shikoni një
kanal.
Në varësi të llojit të kanalit që po shikoni (analog ose
dixhital) ose në varësi të cilësimeve të televizorit që
keni caktuar, ju mundësohen disa opsione. Për
shembull, opsioni Ekrani fikur disponohet vetëm për
kanalet e radios. Për të kursyer energji dhe për të
mbrojtur ekranin, sugjerohet që ta fikni ekranin e
televizorit.
Për të hapur menynë e opsioneve…
1 - Ndërkohë që shikoni një kanal, shtypni
OPTIONS.
2 - Për ta mbyllur, shtypni sërish OPTIONS.
Titrat
Aktivizimi
Transmetimet dixhitale mund të kenë titra për
programet e tyre.
Për të shfaqur titrat…
Shtypni OPTIONS dhe zgjidhni Titrat.
Mund t'i kaloni titrat në Aktive ose Joaktive.
Përndryshe mund të zgjidhni Automatike.
Automatike
Nëse informacionet e gjuhës janë pjesë e
transmetimit dixhital dhe programi i transmetuar nuk
është në gjuhën tuaj (gjuha e caktuar në televizor),
televizori mund të shfaqë automatikisht titrat në një
nga gjuhët tuaja të preferuara. Njëra nga këto gjuhë
titrash duhet të jetë edhe pjesë e transmetimit.
Gjuhët e preferuara të titrave mund t'i zgjidhni
te Gjuha e titrave.
Titrat nga teleteksti
Nëse sintonizoheni në kanal analog, titrat duhet të
aktivizohen manualisht për çdo kanal.
1 - Shkoni te një kanal dhe shtypni TEXT për të hapur
teletekstin.
2 - Vendosni numrin e faqes për titrat.
3 - Shtypni sërish TEXT për të mbyllur teletekstin.
Nëse gjatë shikimit të këtij kanali analog zgjidhni Aktiv
te menyja "Titrat", do të shfaqen titrat, nëse ka.
Për të mësuar nëse një kanal është analog apo
dixhital, shkoni te kanali dhe hapni
Informacioni tek OPTIONS.
Gjuha e titrave
Gjuhët e preferuara të titrave
Transmetimet dixhitale mund të ofrojnë disa gjuhë
titrash për një program. Mund të caktoni një gjuhë të
preferuar kryesore dhe një gjuhë dytësore titrash.
Nëse titrat ofrohen në njërën prej këtyre gjuhëve,
televizori do të shfaqë titrat që keni zgjedhur.
Për të caktuar gjuhën kryesore dhe dytësore të
titrave…
1 - Shkoni te  Cilësimet > Rajoni dhe gjuha dhe
shtypni OK.
2 - Zgjidhni Gjuhët > Titrat kryesore ose Titrat
dytësore.
3 - Zgjidhni gjuhën që dëshironi dhe shtypni OK.
4 - Shtypni (majtas) për t'u kthyer një hap prapa
ose shtypni Kthehu për të mbyllur menynë.
Zgjedhja e gjuhës së titrave
Nëse nuk ofrohet asnjëra nga gjuhët e preferuara të
titrave, mund të zgjidhni një gjuhë tjetër që ofrohet.
Nuk e zgjidhni dot këtë opsion nëse nuk ofrohet asnjë
gjuhë titrash.
Për të zgjedhur gjuhën e titrave kur nuk ofrohet asnjë
nga gjuhët tuaja të preferuara…
1 - Shtypni OPTIONS.
2 - Zgjidhni Gjuha e titrave dhe zgjidhni
përkohësisht një nga gjuhët si titra.
Gjuha e audios
15