operation manual

Table Of Contents
Gjuha e preferuar e audios
Transmetimet dixhitale mund të ofrojnë disa gjuhë
audioje (gjuhë të folura) për një program. Mund të
caktoni një gjuhë të preferuar kryesore dhe një gjuhë
dytësore të audios. Nëse ofrohet audio në ndonjë nga
këto gjuhë, televizori do të kalojë te kjo audio.
Për të caktuar gjuhën kryesore dhe dytësore të
audios…
1 - Shkoni te  Cilësimet > Rajoni dhe gjuha dhe
shtypni OK.
2 - Zgjidhni Gjuhët > Audioja
kryesore ose Audioja dytësore.
3 - Zgjidhni gjuhën që dëshironi dhe shtypni OK.
4 - Shtypni (majtas) për t'u kthyer një hap prapa
ose shtypni Kthehu për të mbyllur menynë.
Zgjedhja e gjuhës së audios
Nëse nuk ofrohet asnjë nga gjuhët e preferuara të
audios, mund të zgjidhni një gjuhë tjetër, nëse
ofrohet. Nëse nuk ofrohet asnjë gjuhë audioje, nuk e
zgjidhni dot këtë opsion.
Për të zgjedhur gjuhën e audios kur nuk ofrohet asnjë
nga gjuhët tuaja të preferuara…
1 - Shtypni OPTIONS.
2 - Zgjidhni Gjuha e audios dhe zgjidhni
përkohësisht një nga gjuhët si audio.
Ndërfaqja e përbashkët (CI)
Nëse keni instaluar një modul CAM në një nga foletë
e ndërfaqes së përbashkët, mund të shihni
informacionet e modulit dhe të operatorit ose të bëni
disa konfigurime në lidhje me modulin CAM.
Për të parë informacionet e modulit CAM…
1 - Shtypni SOURCES.
2 - Zgjidhni llojin e kanalit për të cilin po përdorni
modulin CAM për funksionin Shikimi televiziv.
3 - Shtypni OPTIONS dhe zgjidhni Ndërfaqja e
përbashkët.
4 - Zgjidhni folenë e përshtatshme të ndërfaqes së
përbashkët dhe shtypni (djathtas).
5 - Zgjidhni operatorin televiziv të modulit CAM dhe
shtypni OK. Ekranet vijuese shfaqen nga operatori
televiziv.
"HbbTV" në këtë kanal
Nëse nuk doni të hapni faqet e "HbbTV" në një kanal
të caktuar, mund t'i bllokoni vetëm për këtë kanal.
Aktivizimi i "HbbTV"
Zgjidhni Cilësimet > Cilësimet e përgjithshme >
avancuara > Cilësimet e HbbTV > HbbTV > Aktiv.
Informacioni i programit
Shfaqja e detajeve të programit
Për të shfaqur detajet e programit të zgjedhur…
1 - Sintonizohuni në kanal.
2 - Shtypni OPTIONS, zgjidhni Informacioni i
programit dhe shtypni OK.
3 - Shtypni OK për ta mbyllur këtë ekran.
Te Informacione mbi programin, shtypni tastin me
ngjyrë PLANIFIKUAR për t'u futur në listën e
regjistrimeve të planifikuara, ose shtypni tastin me
ngjyrë PAMJE E PËRGJITHSHME për t'u futur në
informacionin e vështrimit të përgjithshëm të kanalit.
Shikimi i informacionit të programit nga lista e
kanaleve
Për të thirrur informacionin e programit nga lista e
kanaleve…
1 - Shkoni te kanali, shtypni OK ose Lista e
kanaleve për të hapur listën e kanaleve.
2 - Shtypni OPTIONS, zgjidhni Informacione mbi
programin dhe shtypni OK për të parë informacionin
e përgjithshëm përmbledhës të programit.
3 - Për ta mbyllur këtë pamje të ekranit,
shtypni Kthehu për t'u kthyer pas te lista e
kanaleve.
Mono/stereo
Zërin e një kanali analog mund ta kaloni në "Mono"
ose "Stereo".
Për të kaluar në "Mono" ose "Stereo"...
1 - Sintonizohuni në një kanal analog.
2 - Shtypni OPTIONS,
zgjidhni Mono/stereo dhe shtypni (djathtas).
3 - Zgjidhni Mono ose Stereo dhe shtypni OK.
4 - Shtypni (majtas) për t'u kthyer një hap prapa
ose shtypni Kthehu për të mbyllur menynë.
Rirenditja e kanaleve
Rendin e kanaleve mund ta ndërroni (rirendisni)
vetëm në Listë preferencash.
Për të ndërruar rendin e kanaleve…
1 - Hapni Listën e preferencave që doni të
rirendisni.
2 - Shtypni OPTIONS, zgjidhni Rirendit
kanalet dhe shtypni OK.
16