operation manual

Table Of Contents
1 - Nisni instalimin e satelitit.
2 - Në ekranin ku mund të filloni të kërkoni satelitët,
zgjidhni Cilësimet dhe shtypni OK.
3 - Zgjidhni numrin e satelitëve që dëshironi të
instaloni ose zgjidhni një nga sistemet "Unicable". Kur
zgjidhni "Unicable", mund të zgjidhni "Numrat e brezit
të përdoruesit" dhe të jepni "Frekuencat e brezit të
përdoruesit" për çdo sintonizues.
4 - Pasi të keni mbaruar, zgjidhni Tjetër dhe
shtypni OK.
5 - Te menyja "Cilësimet", shtypni tastin me
ngjyrë Fund për t'u rikthyer te ekrani për të nisur
kërkimin për satelitë.
Transponderi lokalizues dhe koka LNB
Në disa shtete, mund të rregulloni cilësimet për
përdoruesit ekspertë për transponderët lokalizues
dhe çdo kokë LNB. Përdorini ose ndryshojini këto
cilësime vetëm nëse nuk bëhet dot instalimi normal.
Këto cilësime mund t'i përdorni për të anuluar ato
normale nëse keni pajisje jostandarde satelitore. Disa
operatorë mund t'ju japin disa vlera transponderi ose
koke LNB të cilat mund t'i vendosni këtu.
Modulet satelitore CAM
Nëse për shikimin e kanaleve satelitore përdorni
modul CAM (për hyrje të kushtëzuar me kartë "Smart")
ju rekomandojmë që instalimin e satelitëve ta kryeni
me modulin CAM të vendosur në televizor.
Shumica e moduleve CAM përdoren për të dekoduar
kanalet.
Modulet CAM të gjeneratës më të fundit mund t'i
instalojnë vetë të gjitha kanalet satelitore në
televizorin tuaj. Moduli CAM ju fton të instaloni
satelitët dhe kanalet. Ato jo vetëm që instalojnë dhe
dekodojnë kanalet, por kryejnë edhe përditësimet e
rregullta të tyre.
Paketat e kanaleve
Operatorët satelitorë mund të ofrojnë paketa që
përmbledhin kanale të hapura (transmetime falas)
dhe mundësojnë një renditje në përshtatje me shtetin
përkatës. Disa satelitë ofrojnë paketa abonimi - një
përmbledhje kanalesh me pagesë.
Nëse zgjidhni një paketë abonimi, televizori mund t'ju
kërkojë të zgjidhni një instalim të shpejtë ose të plotë.
Zgjidhni I shpejtë për të instaluar vetëm kanalet e
paketës ose zgjidhni I plotë për të instaluar paketën
së bashku me të gjitha kanalet e tjera të
disponueshme. Për paketat e pajtimit, rekomandojmë
instalimin e shpejtë. Rekomandojmë instalim të plotë
nëse keni satelitë të tjerë që nuk janë pjesë e paketës
suaj të abonimit. Të gjitha kanalet e instaluara
vendosen në listën "Të gjitha" të kanaleve.
Konfigurimi i "Unicable"
Sistemi "Unicable"
Për të lidhur antenën parabolike me televizorin, mund
të përdoret sistemi me një kabllo ose "Unicable"*.
Sistemi me një kabllo shfrytëzon një kabllo për lidhjen
e antenës parabolike me të gjithë sintonizuesit
satelitorë që gjenden në sistemin e tij. Sistemi me një
kabllo përdoret zakonisht nëpër pallate. Nëse
përdorni sistem "Unicable", gjatë instalimit televizori
do t'ju kërkojë të caktoni numrin e bandës së
përdorimit dhe frekuencën përkatëse. Në këtë
televizor mund të instalohen deri në 4 satelitë me
"Unicable".
Nëse vëreni se pas një instalimi me "Unicable"
mungojnë disa kanale, në sistem mund të jetë kryer
njëherësh ndonjë instalim tjetër. Kryejeni sërish
instalimin për të marrë kanalet që mungojnë.
* Vini re: mbështetet "Unicable 1" (EN50494) dhe
"Unicable 2" (EN50607/JESS).
Numri i bandës së përdorimit
Në sistemin "Unicable", çdo sintonizues i lidhur
satelitor duhet të jetë i numërtuar (p.sh. 0, 1, 2 ose 3
etj.).
Bandat e mundshme të përdorimit dhe numrin e tyre
mund t'i gjeni në aparatin "Unicable". Ndonjëherë
banda e përdorimit mund të përmendet thjesht si UB.
Ka aparate "Unicable" që ofrojnë 4 ose 8 banda
përdorimi. Nëse te cilësimet zgjidhni "Unicable",
televizori do t'ju kërkojë të caktoni numrin unik të
bandës së përdorimit për secilin sintonizues të
integruar satelitor. Sintonizuesi satelitor nuk mund të
ketë të njëjtin numër bande përdorimi me sintonizues
tjetër satelitor në sistemin "Unicable".
Frekuenca e bandës së përdorimit
Përveç numrit unik të bandës së përdorimit, marrësit
të integruar satelitor i duhet edhe frekuenca e numrit
të bandës së zgjedhur të përdorimit. Këto frekuenca
shfaqen kryesisht përbri numrit të bandës së
përdorimit në një aparat "Unicable".
Përditësimi manual i kanaleve
Përditësimin e kanaleve mund ta bëni vetë në çdo
kohë.
Për të nisur përditësimin manual të kanaleve…
1 - Zgjidhni Cilësimet > Kanalet > Instalimi i
satelitit dhe shtypni OK.
2 - Zgjidhni Kërkimi i kanaleve dhe shtypni OK.
22