operation manual

Table Of Contents
3 - Zgjidhni Përditësimi i kanaleve dhe shtypni OK.
Televizori do të fillojë të përditësohet. Përditësimi
mund të zgjasë disa minuta.
4 - Ndiqni udhëzimet në ekran. Përditësimi mund të
zgjasë disa minuta.
5 - Zgjidhni Fund dhe shtypni OK.
Instalimi manual
Instalimi manual synohet për përdoruesit ekspertë.
Instalimi manual mund të përdoret për të shtuar
shpejt kanale të reja nga një transponder satelitor.
Duhet të dini frekuencën dhe polarizimin e
transponderit. Televizori do të instalojë të gjitha
kanalet e atij transponderi. Nëse keni instaluar
transponderin më parë, të gjitha kanalet e tij - të
mëparshmit dhe të rinjtë - do të zhvendosen në fund
të listës së kanaleve "Të gjitha".
Nuk mund të përdorni instalimin manual nëse ju
duhet të ndërroni numrin e satelitëve. Nëse nevojitet
ndryshimi i numrit të tyre, duhet të kryeni instalimin e
plotë me funksionin e instalimit të satelitëve.
Për të instaluar transponderin…
1 - Zgjidhni Cilësimet > Kanalet > Instalimi i
satelitit dhe shtypni OK.
2 - Zgjidhni Instalimi manual dhe
shtypni (djathtas) për t'u futur në meny.
3 - Nëse keni instaluar më shumë se 1 satelit, zgjidhni
kokën LNB për të cilën dëshironi të shtoni kanale.
4 - Caktoni Polarizimin që ju duhet.
Nëse Modaliteti i shpejtësisë së modulimit caktohet
Manual, shpejtësinë e modulimit mund ta caktoni
manualisht tek Shpejtësia e modulimit.
5 - Shtypni shigjetat (lart) ose (poshtë) për të
rregulluar frekuencën dhe zgjidhni Fund.
6 - Zgjidhni Kërkim dhe shtypni OK. Fuqia e sinjalit
do të shfaqet në ekran.
7 - Nëse doni të ruani kanalet e një transponderi të ri,
zgjidhni Ruajtje dhe shtypni OK.
8 - Nëse është e nevojshme, shtypni
vazhdimisht (majtas) për të mbyllur menynë.
Transponderi lokalizues dhe koka
LNB
Në disa shtete, mund të rregulloni cilësimet për
përdoruesit ekspertë për transponderët lokalizues
dhe çdo kokë LNB. Përdorini ose ndryshojini këto
cilësime vetëm nëse nuk bëhet dot instalimi normal.
Këto cilësime mund t'i përdorni për të anuluar ato
normale nëse keni pajisje jostandarde satelitore. Disa
operatorë mund t'ju japin disa vlera transponderi ose
koke LNB të cilat mund t'i vendosni këtu.
Energjia e kokës LNB
Në cilësim standard "Rryma e LNB" është caktuar si
"Automatike".
Toni 22 kHz
Në cilësim standard "Toni" është caktuar si
"Automatik".
Frekuenca e ulët LO / Frekuenca e lartë LO
Frekuencat e oshilatorit lokal caktohen në vlerat
standarde. Rregullojini vlerat vetëm në rast pajisjesh
të posaçme që kërkojnë vlera të ndryshme.
Probleme
Televizori nuk i gjen satelitët që dua ose televizori
instalon të njëjtin satelit dy herë
• Sigurohuni që në fillim të instalimit të jetë caktuar
numri i saktë i satelitëve te "Cilësimet". Televizorin
mund ta caktoni të kërkojë për një, dy ose 3/4 satelitë.
Koka LNB dyshe nuk gjen dot satelit të dytë
• Nëse televizori gjen njërin satelit, por nuk gjen dot të
dytin, rrotullojeni me disa gradë antenën parabolike.
Pozicionojeni në mënyrë që të marrë sinjalin më të
fortë te sateliti i parë. Kontrolloni treguesin e fuqisë së
sinjalit të satelitit të parë në ekran. Me satelitin e parë
të caktuar në sinjalin më të fortë, zgjidhni "Kërko
sërish" për të gjetur satelitin e dytë.
• Sigurohuni që cilësimet të jenë caktuar në Dy
satelitë.
Ndryshimi i cilësimeve të instalimit nuk e zgjidhi
problemin
• Të gjitha cilësimet, satelitët dhe kanalet ruhen vetëm
pas përfundimit të instalimit.
Janë zhdukur të gjitha kanalet satelitore
• Nëse përdorni sistemin "Unicable", sigurohuni që te
cilësimet të keni caktuar dy numra unikë të bandës së
përdorimit për të dy sintonizuesit e integruar. Mund të
ndodhë që një marrës tjetër satelitor në sistemin
"Unicable" të përdorë të njëjtin numër bande
përdorimi.
Disa kanale satelitore duket se janë zhdukur nga lista
e kanaleve
• Nëse disa kanale rezultojnë të jenë zhdukur apo
zhvendosur, transmetuesi mund të ketë ndryshuar
vendndodhjen e transponderit të këtyre kanaleve. Për
të rivendosur pozicionet e kanaleve te lista e
kanaleve, mund të provoni të përditësoni paketat e
kanaleve.
Nuk heq dot një satelit
• Paketat e abonimit nuk lejojnë heqjen e satelitëve.
Për të hequr satelitin, duhet të kryeni sërish instalimin
e plotë dhe të zgjidhni një paketë tjetër.
23