operation manual

Table Of Contents
Cilësia e marrjes
Cilësia dhe fuqia e kanalit dixhital mund të
kontrollohen. Nëse keni antenë tuajën, mund ta
ripoziciononi për të provuar dhe përmirësuar marrjen.
Për të kontrolluar cilësinë e marrjes së një kanali
dixhital…
1 - Sintonizohuni në kanal.
2 - Zgjidhni Cilësimet > Kanalet > Instalimi i
antenës/kabllorit ose Instalimi i antenës dhe shtypni
OK. Jepni kodin PIN nëse nevojitet.
3 - Zgjidhni Dixhital: Testi i marrjes dhe
shtypni OK.
4 - Zgjidhni Kërkim dhe shtypni OK. Shfaqet
frekuenca dixhitale për këtë kanal.
5 - Zgjidhni sërish Kërkim dhe shtypni OK për të
kontrolluar cilësinë e sinjalit të kësaj
frekuence. Rezultati i testit do të shfaqet në ekran.
Mund të ripoziciononi antenën ose të kontrolloni
lidhjet për të përmirësuar marrjen.
6 - Mund ta ndryshoni edhe vetë
frekuencën. Zgjidhni numrin e frekuencës një nga një
dhe përdorni tastet (lart) ose (poshtë) për të
ndryshuar vlerën. Zgjidhni Kërkim dhe
shtypni OK për të testuar sërish marrjen.
7 - Nëse është e nevojshme, shtypni
vazhdimisht (majtas) për të mbyllur menynë.
Instalimi manual
Kanalet analoge televizive mund të instalohen
manualisht, kanal pas kanali.
Për të instaluar manualisht kanalet analoge…
1 - Zgjidhni Cilësimet > Kanalet > Instalimi i
antenës/kabllorit ose Instalimi i antenës dhe shtypni
OK. Jepni kodin PIN nëse nevojitet.
2 - Zgjidhni Analog: Instalimi manual dhe
shtypni OK.
Sistemi
Për të konfiguruar sistemin e televizorit,
zgjidhni Sistemi.
Zgjidhni shtetin ose pjesën e botës ku ndodheni
momentalisht dhe shtypni OK.
Kërkimi për kanal
Për të gjetur një kanal, zgjidhni Kërkimi për
kanal dhe shtypni OK. Mund të jepni vetë një
frekuencë për të gjetur një kanal ose të lini ta kërkojë
televizori. Shtypni (djathtas) për të
zgjedhur funksionin Kërkim dhe shtypni OK për të
kërkuar automatikisht një kanal. Kanali i gjetur do të
shfaqet në ekran dhe nëse marrja është e dobët,
shtypni sërish Kërkim. Nëse dëshironi ta ruani
kanalin, zgjidhni Fund dhe shtypni OK.
Ruajtje
Kanalin mund ta ruani në numrin aktual të kanalit ose
si numër i ri kanali.
Zgjidhni Ruajtja e kanalit aktual ose Ruajtja si kanal
i ri dhe shtypni OK. Numri i kanalit të ri do të shfaqet
shkurtimisht.
Këto hapa mund t'i kryeni sërish derisa të keni gjetur
të gjitha kanalet e ofruara analoge.
6.3
Kopjimi i listës së kanaleve
Hyrje
"Kopjimi i listës së kanaleve" synohet për shitësit dhe
përdoruesit ekspertë.
Me funksionin "Kopjimi i listës së kanaleve", kanalet e
instaluara në televizor mund t'i kopjoni drejt një
televizori tjetër "Philips" me të njëjtin numër kanalesh.
Me funksionin "Kopjimi i listës së kanaleve", shmangni
kërkimin e kanaleve, që merr shumë kohë, duke
ngarkuar në televizor një listë kanalesh të
paracaktuara. Përdorni njësi "Flash USB" prej së paku
1 GB.
Kushtet
• Të dy televizorët i përkasin të njëjtit vit prodhimi.
• Të dy televizorët kanë të njëjtin lloj hardueri. Lloji i
harduerit kontrollohet te pllaka e llojit të televizorit në
pjesën e pasme të tij.
• Të dy televizorët kanë versione të pajtueshme
softueri.
Versioni aktual i kanalit
Për të kontrolluar versionin aktual të listës së
kanaleve…
1 - Zgjidhni Cilësimet > Kanalet, zgjidhni Kopjimi i
listës së kanaleve, zgjidhni Versioni aktual dhe
shtypni OK.
2 - Shtypni OK për ta mbyllur.
Versioni aktual i softuerit
Për të kontrolluar versionin aktual të softuerit të
televizorit…
1 - Zgjidhni Cilësimet > Përditësimi i softuerit dhe
shtypni (djathtas) për të hyrë në meny.
2 - Zgjidhni Të dhënat e softuerit aktual dhe
shtypni OK.
3 - Do të shfaqet versioni, shënimet e versionit dhe
data e krijimit. Gjithashtu, do të shfaqet numri ESN
(numri elektronik i serisë) i "Netflix" nëse ka.
4 - Nëse është e nevojshme, shtypni
vazhdimisht (majtas) për të mbyllur menynë.
26