operation manual

Table Of Contents
Telekomandimi i pajisjeve që mbështesin "HDMI
CEC".
Cilësimet > Cilësimet e përgjithshme
> EasyLink > Telekomanda "EasyLink" > Aktive.
Fikja e pajisjeve HDMI me anë të televizorit
Cilësimet > Cilësimet e përgjithshme > EasyLink
> Fikje automatike e pajisjeve me EasyLink.
Zgjidhni Aktiv për të lejuar që televizori t'i kalojë
pajisjet HDMI në gjendje pritjeje. Zgjidhni Joaktiv për
ta çaktivizuar funksionin.
Ndezja e televizorit me anë të pajisjeve HDMI
Cilësimet > Cilësimet e
përgjithshme > EasyLink > Ndezje automatike e
televizorit me EasyLink.
Zgjidhni Aktiv për të lejuar që pajisjet HDMI ta zgjojnë
televizorin nga gjendja e pritjes. Zgjidhni Joaktiv për
ta çaktivizuar funksionin.
Kontrolli i zërit të EasyLink 2.0
Cilësimet > Cilësimet e
përgjithshme > EasyLink > Kontrolli i zërit të
EasyLink 2.0.
Zgjidhni Aktiv për të kontrolluar cilësimet e zërit të
fonisë HDMI. Këto cilësime mund t'i rregulloni te
Cilësimet e shpeshta ose Cilësimet > Zëri. Kjo është e
zbatueshme vetëm me sistemin e fonisë HDMI që
përputhet me EasyLink 2.0.
Shënim:
• "EasyLink" mund të mos funksionojë me pajisje të
markave të tjera.
• Funksioni "HDMI CEC" ka emra të ndryshëm në
marka të ndryshme. Disa shembuj janë: "Anynet",
"Aquos Link", "Bravia Theatre Sync", "Kuro Link",
"Simplink" dhe "Viera Link". Jo të gjitha markat
përputhen plotësisht me "EasyLink". Emrat e markave
të "HDMI CEC" të përmendura si shembuj janë pronë
e pronarëve të tyre përkatës.
7.2
Moduli CAM me kartë
"Smart" - CI+
CI+
Televizori është gati për modulin e hyrjes së
kushtëzuar CI+.
Me CI+ mund të shikoni programe HD me pagesë, si
p.sh. filma dhe sport, të cilat ofrohen nga operatorët
televizivë dixhitalë në rajonin tuaj. Këto programe
kodohen nga operatori televiziv dhe dekodohen me
një modul të parapaguar CI+.
Kur abonoheni për programet e tyre me pagesë,
operatorët televizivë dixhitalë ofrojnë modulin CI+
(moduli me hyrje të kushtëzuar - CAM) dhe një kartë
shoqëruese "Smart". Këto programe kanë nivel të
lartë mbrojtjeje nga kopjimi.
Me mbështetjen e CI+ 2.0, ky televizor mund të
pranojë CAM në të dy faktorët e formës PCMCIA dhe
USB (për të gjitha portat USB).
Kontaktoni operatorin televiziv dixhital për më tepër
informacion mbi kushtet.
Kartë "Smart"
Kur abonoheni për programet e tyre me pagesë,
operatorët televizivë dixhitalë ofrojnë modulin CI+
(moduli me hyrje të kushtëzuar - CAM) dhe një kartë
shoqëruese "Smart".
Futni kartën "Smart" në modulin CAM. Shihni
udhëzimet e marra nga operatori.
Për të futur modulin CAM në televizor…
1 - Shihni në modulin CAM për mënyrën e saktë të
futjes. Futja e pasaktë mund ta dëmtojë modulin CAM
dhe televizorin.
2 - Ndërsa shihni në pjesën e pasme të televizorit,
me modulin CAM të drejtuar nga vetja, futeni me
kujdes në folenë COMMON INTERFACE.
3 - Shtyjeni modulin CAM deri në fund. Lëreni
gjithnjë në fole.
29