operation manual

Table Of Contents
7.4
Celularët inteligjentë dhe
tabletat
Mund të lidhni një celular apo tabletë me televizorin
duke përdorur lidhje me valë. Për lidhje me valë,
shkarkoni aplikacionin "Philips TV Remote" në celular
apo tabletë nga dyqani juaj i preferuar i
aplikacioneve.
7.5
Luajtësi i disqeve "Blu-ray"
Përdorni kabllo HDMI të shpejtësisë së lartë për të
lidhur luajtësin e disqeve "Blu-ray" me televizorin.
Nëse luajtësi i disqeve "Blu-ray" ka "EasyLink HDMI
CEC", mund ta komandoni luajtësin me
telekomandën e televizorit.
Te Ndihma, shtypni tastin me ngjyrë Termat dhe
kërkoni EasyLink HDMI CEC për më shumë
informacion.
7.6
Bluetooth
Çiftimi i një pajisjeje
Vendoseni altoparlantin me valë brenda një distance
5 metra nga televizori. Lexoni manualin e përdorimit
të pajisjes për informacion specifik mbi çiftimin dhe
rrezen me valë. Sigurohuni që cilësimi "Bluetooth" të
jetë aktivizuar në televizor.
Levën me valë mund ta përdorni pasi të jetë çiftuar.
Kur çiftohet një altoparlant me valë, mund ta zgjidhni
të luajë zërin e televizorit. Kur pajisja çiftohet, nuk
është e nevojshme ta çiftoni sërish nëse nuk e hiqni.
Për të çiftuar një pajisje me "Bluetooth" me
televizorin…
1 - Ndizeni pajisjen me "Bluetooth" dhe vendoseni
brenda rrezes së televizorit.
2 - Zgjidhni Cilësimet > Lidhjet me valë dhe
rrjetet dhe shtypni (djathtas) për të hyrë në meny.
3 - Zgjidhni Bluetooth > Kërkimi për pajisje me
"Bluetooth", dhe shtypni OK.
4 - Zgjidhni Kërkim dhe shtypni OK. Ndiqni
udhëzimet në ekran. Pajisjen do ta çiftoni me
televizorin dhe ky do ta ruajë lidhjen. Mund të duhet
të shkëputni një pajisje të çiftuar në fillim nëse është
arritur numri maksimal i pajisjeve të çiftuara.
5 - Zgjidhni llojin e pajisjes dhe shtypni OK.
6 - Nëse është e nevojshme, shtypni
vazhdimisht (majtas) për të mbyllur menynë.
Zgjedhja e një pajisjeje
Për të zgjedhur një pajisje me valë...
1 - Zgjidhni Cilësimet > Lidhjet me valë dhe
rrjetet dhe shtypni OK.
2 - Zgjidhni Bluetooth > Kërkimi për pajisje me
"Bluetooth" dhe shtypni OK.
3 - Zgjidhni pajisjen me valë në listë dhe shtypni OK.
4 - Nëse është e nevojshme, shtypni
vazhdimisht (majtas) për të mbyllur menynë.
Heqja e një pajisjeje
Mund të lidhni ose shkëputni një pajisje me valë me
"Bluetooth". Mund edhe ta hiqni pajisjen me valë me
"Bluetooth". Nëse e hiqni, pajisja me "Bluetooth" do të
shkëputet.
Heqja ose shkëputja e një pajisjeje me valë...
1 - Zgjidhni Cilësimet > Lidhjet me valë dhe
rrjetet dhe shtypni OK.
2 - Zgjidhni Bluetooth > Heqje pajisjeje me
"Bluetooth" dhe shtypni OK.
3 - Zgjidhni pajisjen me valë në listë dhe shtypni OK.
4 - Zgjidhni Shkëput ose Hiq dhe shtypni OK.
5 - Zgjidhni OK dhe shtypni OK për ta konfirmuar.
6 - Nëse është e nevojshme, shtypni
vazhdimisht (majtas) për të mbyllur menynë.
7.7
Kufjet
Mund të lidhni një palë kufje në lidhjen në pjesën
e pasme të televizorit. Lidhja është minifole 3,5 mm.
Volumin e kufjeve mund ta rregulloni veçmas.
Për të rregulluar volumin…
1 - Shtypni Volumi , zgjidhni ikonën e kufjeve me
shigjetat (majtas) ose (djathtas).
2 - Shtypni shigjetat (lart) ose (poshtë) për të
rregulluar volumin.
31