operation manual

Table Of Contents
Kryerja e lidhjes
Cilësimet > Lidhjet me valë dhe rrjetet > Me valë
ose Wi-Fi > Lidhje me rrjetin > Me tel.
1 - Lidhni rrugëzuesin me televizorin me kabllo rrjeti
(kabllo "Ethernet"**).
2 - Sigurohuni që rrugëzuesi të jetë ndezur.
3 - Televizori kërkon vazhdimisht për lidhje në rrjet.
4 - Pasi lidhja të kryhet me sukses do të shfaqet një
mesazh.
Nëse lidhja nuk arrihet, mund të kontrolloni
konfigurimin e DHCP së rrugëzuesit. DHCP duhet të
jetë aktive.
**Për zbatimin e rregulloreve EMC, përdorni një
kabllo të izoluar "FTP Cat. 5E Ethernet".
Cilësimet e rrjetit
Shfaqja e cilësimeve të rrjetit
Cilësimet > Lidhjet me valë dhe rrjetet > Me tel
ose Wi-Fi > Shfaqja e cilësimeve të rrjetit.
Këtu mund të shikoni të gjitha cilësimet aktuale të
rrjetit. Adresa IP dhe adresa MAC, fuqia e sinjalit,
shpejtësia, metoda e kodifikimit, adresa/maska e
rrjetit/portëkalimi/DNS e IPv4 ose IPv6 etj.
Konfigurimi i rrjetit - IP statike
Cilësimet > Lidhjet me valë dhe rrjetet > Me tel
ose Wi-Fi > Konfigurimi i rrjetit > IP statike.
Nëse jeni përdorues i avancuar dhe dëshironi ta
instaloni rrjetin me adresë statike IP, caktojeni
televizorin në IP statike.
Konfigurimi i rrjetit - Konfigurimi i IP statike
Cilësimet > Lidhjet me valë dhe rrjetet > Me tel
ose Wi-Fi > Konfigurimi i rrjetit > Konfigurimi i IP
statike.
1 - Zgjidhni "Konfigurimi i IP statike" dhe konfiguroni
lidhjen.
2 - Mund të caktoni numrin për "Adresën e IP",
"Maskën e rrjetit", "Portëkalimin", "DNS 1" ose "DNS 2".
Ndezja me "Wi-Fi (WoWLAN)"
Cilësimet > Lidhjet me valë dhe rrjetet > Me tel
ose Wi-Fi > Ndezja me Wi-Fi (WoWLAN).
Nëse është në gjendje pritjeje, televizorin mund ta
ndizni nga celulari inteligjent ose tableta.
Cilësimi "Ndezje me 'Wi-Fi (WoWLAN)'" duhet të
jetë aktiv.
Aktivizimi me "Chromecast"
Cilësimet > Lidhjet me valë dhe rrjetet > Me tel
ose Wi-Fi > Ndezja me "Chromecast".
Caktoje në Aktiv për t'i lejuar këtij televizori që të
ndizet nga aplikacioni "Chromecast" në pajisjen
celulare. Konsumi i energjisë së televizorit në gjendje
pritjeje do të jetë më i lartë pasi kjo të aktivizohet.
Fillimisht duhet të aktivizohet cilësimi "Wi-Fi"
(WoWLAN) para se të mund të ndërroni cilësimin
Aktivizimi me "Chromecast".
Riprodhimi dixhital i mediave - DMR
Cilësimet > Lidhjet me valë dhe rrjetet > Me tel
ose Wi-Fi > Riprodhimi i multimediave dixhitale -
DMR.
Nëse skedarët media nuk luhen në televizor,
sigurohuni që "Riprodhimi dixhital i mediave" është
aktiv. Si cilësim fabrike, DMR është aktiv.
Ndezja e lidhjes Wi-Fi
Cilësimet > Lidhjet me valë dhe rrjetet > Me tel
ose Wi-Fi > Wi-Fi aktiv/joaktiv.
Mund ta aktivizoni ose çaktivizoni lidhjen Wi-Fi në
televizor.
Spastrimi i memories së internetit
Cilësimet > Lidhjet me valë dhe rrjetet > Me tel
ose Wi-Fi > Spastrimi i memories së internetit.
Me spastrimin e memories së internetit do të
spastroni regjistrimin e serverit "Philips" dhe cilësimet
e klasifikimit prindëror, identifikimet në aplikacionet e
videotekave, të gjitha preferencat e "Philips TV
Collection", faqeshënuesit dhe historikun e internetit.
Aplikacionet interaktive MHEG mund të ruajnë në
televizor edhe të ashtuquajturit "skedarë
personalizimi". Edhe këta skedarë do të spastrohen.
8.2
Llogaria "Google"
Identifikimi
Për të përdorur të gjitha funksionet e televizorit
"Philips" me "Android", mund të identifikoheni në
"Google" me llogarinë tuaj.
Duke u identifikuar do të keni mundësinë të luani
lojërat e preferuara nga telefoni, tableta dhe
televizori. Do të merrni edhe rekomandime të
personalizuara për video dhe muzikë në ekranin
36