operation manual

Table Of Contents
Zgjidhni "Maksimum", "Mesatar" ose "Minimum" për të
caktuar nivelin për heqjen e zhurmës në përmbajtjen
e videove.
Zhurma ka pamjen e pikave të vogla lëvizëse në
figurën në ekran.
Pakësimi i kuadratizimit MPEG
Cilësimet > Figura > Të avancuara > Pastrimi i
figurës > Pakësimi i kuadratizimit MPEG.
Zgjidhni "Maksimum", "Mesatar" ose "Minimum" për
gradë të ndryshme të zbutjes së kuadratizimeve në
përmbajtjen e videove dixhitale.
Kuadratizimet MPEG kanë pamjen e blloqeve të vogla
ose të skajeve të dhëmbëzuara në figurat në ekran.
Cilësimet e avancuara të qartësisë
Ultra Resolution
Cilësimet > Figura > Të avancuara > Qartësia
> Rezolucioni ultra.
Zgjidhni "Aktiv" për një qartësi të lartë në skajet dhe
detajet e linjave.
Cilësimet e ngjyrave
Cilësimet e avancuara të ngjyrave
Cilësimet > Figura > Të avancuara > Ngjyrat.
Rregullimi i përforcimit të ngjyrave
Cilësimet > Të gjitha cilësimet > Figura > Të
avancuara > Ngjyrat > Përforcimi i ngjyrave.
Zgjidhni Maksimum, mesatar, ose Minimum për të
caktuar nivelin e intensitetit të ngjyrave dhe detajeve
në ngjyrat e ndezura.
Shënim: Nuk ofrohet kur diktohet sinjal Dolby Vision.
Rregullimi i gamës së ngjyrave
Cilësimet > Të gjitha cilësimet > Figura > Të
avancuara > Ngjyrat > Gama e ngjyrave.
Zgjidhni Normale ose E gjerë për të caktuar llojin e
gamës së ngjyrave.
Shënim: Nuk ofrohet kur diktohet sinjal i spektrit të
gjerë të ngjyrave.
Zgjedhja e temperaturës së paracaktuar të ngjyrave
Cilësimet > Figura > Të avancuara > Ngjyrat
> Temperatura e ngjyrave.
Zgjidhni Normale, E ngrohtë ose E ftohtë për të
caktuar temperaturën e ngjyrës sipas preferencës.
Drejtvendosja sipas pikës së bardhë
Cilësimet > Figura > Të avancuara > Ngjyrat >
Centrimi i pikës së bardhë.
Personalizoni drejtvendosjen sipas pikës së bardhë
bazuar në temperaturën e zgjedhur të ngjyrave të
figurës. Shtypni shigjetat (lart) ose (poshtë)
për të rregulluar vlerën.
Kontrolli i ngjyrave (Ngjyrimi dhe Fortësia)
Cilësimet > Figura > Të avancuara > Ngjyrat
> Komandimi i ngjyrave.
Shtypni shigjetat (lart) ose (poshtë) për të
përshtatur vlerën e opsioneve Ngjyrimi dhe Ngopja
për ngjyrën E kuqe, E verdhë, E gjelbër, E kaltër, Blu
dhe E purpurt. Shtypni tastin me ngjyrë Ricakto
për të rivendosur stilin e figurës. Nëse dëshironi t'i
rivendosni të gjitha vlerat në vlerat e paracaktuara,
zgjidhni Rivendos të gjitha.
Shënim: Disponohet vetëm kur stili i figurës është
Ekspert.
Modaliteti vetëm për RGB
Cilësimet > Figura > Të avancuara > Ngjyrat
> RGB modaliteti i vetëm .
Zgjidhni e kuqe, e gjelbër apo e kaltër për ta kthyer
figurën në vetëm ngjyrën e zgjedhur, ose zgjidhni
Joaktiv për ta çaktivizuar modalitetin RGB.
Shënim: Disponohet vetëm kur stili i figurës është
Ekspert.
Cilësimet e avancuara të kontrastit
Modalitetet e kontrastit
Cilësimet > Figura > Të avancuara > Kontrasti
> Modaliteti i kontrastit.
Zgjidhni Normal, I optimizuar për figurën, ose I
optimizuar për kursim energjie për të caktuar
televizorin që të pakësojë automatikisht kontrastin,
për konsumin më të mirë të energjisë ose për
përvojën më të mirë të figurës, ose zgjidhni "Joaktive"
për të çaktivizuar rregullimin.
49