operation manual

Table Of Contents
1 - Shtypni TV GUIDE.
2 - Shtypni tastin me ngjyrë Regjistrimet .
3 - Në listën e regjistrimeve, zgjidhni skedat E re, E
parë ose E skaduar dhe shtypni OK për të filtruar
shikimin.
4 - Kur të keni zgjedhur një regjistrim në listë, mund
ta hiqni me anë të tastit me ngjyrë Hiq ose të
ndaloni një regjistrim në vazhdim me tastin me
ngjyrë Ndalo regjistrimin . Një regjistrim mund ta
riemërtoni me tastin me ngjyrë Riemërto .
5 - Shtypni Kthehu për të mbyllur menynë.
Transmetuesit mund ta kufizojnë numrin e ditëve
gjatë të cilave mund të shikohet regjistrimi. Kur të
skadojë kjo periudhë, regjistrimi do të shënohet si i
skaduar. Një regjistrim në listë mund të tregojë numrin
e ditëve të mbetura para skadimit.
Kur një regjistrim i planifikuar ndalohet nga
transmetuesi ose kur transmetimi ndërpritet, ai
shënohet si Nuk u arrit.
Konfliktet e regjistrimit
Kur dy regjistrime të planifikuara mbivendosen në
kohë, ka një konflikt regjistrimi. Për të zgjidhur një
konflikt regjistrimi, mund të rregulloni kohën e nisjes
dhe përfundimit të njërës apo të të dyja regjistrimeve
të planifikuara.
Për të rregulluar kohën e nisjes dhe përfundimit të një
regjistrimi të planifikuar…
1 - Shtypni TV GUIDE.
2 - Shtypni tastin me ngjyrë Regjistrimet .
3 - Në pjesën e sipërme të ekranit, zgjidhni
planifikuara dhe shtypni OK.
4 - Në listën e regjistrimeve dhe rikujtuesve të
planifikuar, zgjidhni skedën Regjistrime dhe
shtypni OK për të parë vetëm regjistrimet e
planifikuara.
5 - Zgjidhni regjistrimin e planifikuar që bie ndesh me
një regjistrim të planifikuar dhe shtypni tastin me
ngjyrë Rregullo kohën .
6 - Zgjidhni kohën e nisjes apo përfundimit dhe
ndryshoni kohën me tastet (lart) ose (poshtë).
Zgjidhni Zbato dhe shtypni OK.
7 - Shtypni Kthehu për të mbyllur menynë.
Marzhi fundor automatik
Mund të caktoni marzhin kohor që televizori do të
shtojë automatikisht në fund të çdo regjistrimi të
planifikuar.
Për të caktuar marzhin kohor të përfundimit
automatik…
1 - Shtypni TV GUIDE.
2 - Shtypni tastin me ngjyrë Regjistrimet .
3 - Shtypni OPTIONS dhe zgjidhni Marzhi fundor
automatik dhe shtypni OK.
4 - Shtypni (lart) ose (poshtë) dhe
shtypni OK për të caktuar marzhin kohor që i është
shtuar automatikisht një regjistrimi. Mund t'i shtoni
deri në 45 minuta një regjistrimi.
5 - Shtypni Kthehu për të mbyllur menynë.
Regjistrimi manual
Mund të planifikoni një regjistrim që nuk është i lidhur
me një program televiziv. Llojin e sintonizuesit, kanalin
dhe kohën e nisjes dhe përfundimit e caktoni vetë.
Për të planifikuar manualisht një regjistrim…
1 - Shtypni TV GUIDE.
2 - Shtypni tastin me ngjyrë Regjistrimet .
3 - Në pjesën e sipërme të ekranit, zgjidhni
planifikuara dhe shtypni OK.
4 - Shtypni OPTIONS, zgjidhni Planifiko dhe
shtypni OK.
5 - Zgjidhni sintonizuesin nga ku doni të regjistroni
dhe shtypni OK.
6 - Zgjidhni kanalin nga ku do të regjistroni dhe
shtypni OK.
7 - Zgjidhni ditën e regjistrimit dhe shtypni OK.
8 - Caktoni kohën e nisjes dhe përfundimit të
regjistrimit. Zgjidhni një buton dhe përdorni
tastet (lart) ose (poshtë) për të caktuar orët
dhe minutat.
9 - Zgjidhni Regjistro dhe shtypni OK për të
planifikuar regjistrimin manual.
Regjistrimi do të shfaqet në listën e regjistrimeve dhe
rikujtuesve të planifikuar.
Shikimi i një regjistrimi
Për të parë një regjistrim…
1 - Shtypni TV GUIDE.
2 - Shtypni tastin me ngjyrë Regjistrimet .
3 - Në listën e regjistrimeve, zgjidhni regjistrimin që ju
nevojitet dhe shtypni OK për të filluar shikimin.
4 - Mund të përdorni tastet (pushim),
(luajtje), (mbrapa), (shpejt përpara)
ose (ndalim).
5 - Për t'u rikthyer në televizor, shtypni EXIT.
17.2
Pushimi i televizorit
69