operation manual

Table Of Contents
Çfarë ju duhet
Teletransmetimin dixhital mund ta pushoni dhe ta
rinisni pak më vonë.
Për të pushuar një program televiziv ju duhet…
• një disk USB i formatuar në këtë televizor
• kanale televizive dixhitale të instaluara në televizor
• të merrni informacion rreth kanaleve për guidën
televizive në ekranin e televizorit
Me diskun USB të lidhur e të formatuar, televizori ruan
vazhdimisht transmetimin televiziv që jeni duke parë.
Kur kaloni në një kanal tjetër, transmetimi i kanalit të
mëparshëm fshihet. Gjithashtu, kur e kaloni
televizorin në gjendje pritjeje, transmetimi spastrohet.
Televizori nuk pushohet dot kur jeni duke regjistruar.
Për më shumë informacion, te Ndihma, shtypni tastin
me ngjyrë Termat dhe kërkoni Disku USB.
Pushimi i programit
Për të pushuar dhe rifilluar transmetimin…
• Për të pushuar transmetimin, shtypni
butonin (Pushim). Do të shfaqet shkurtimisht një
shirit ecurie në fund të ekranit.
• Për të shfaqur shiritin e ecurisë, shtypni përsëri
butonin (Pushim) .
• Për të vazhduar shikimin, shtypni (Luajtje).
Me shiritin e ecurisë në ekran, shtypni
butonat (Mbrapa) ose (Përpara) për të
zgjedhur ku dëshironi të filloni të shikoni transmetimin
e pushuar. Për të ndryshuar shpejtësinë, shtypini këto
taste vazhdimisht.
Transmetimin mund ta pushoni për një periudhë
maksimale prej 90 minutash.
Për t'u rikthyer në teletransmetimin e drejtpërdrejtë,
shtypni (Ndalim).
Riluajtja
Meqenëse televizori ruan transmetimin që jeni duke
parë, në shumicën e rasteve, transmetimi mund të
luhet sërish për disa sekonda.
Për të riluajtur transmetimin aktual…
1 - Shtypni (Pushim)
2 - Shtypni (Mbrapa). Mund të shtypni disa herë
për të zgjedhur nga ku dëshironi të filloni shikimin
e transmetimit të pushuar. Për të ndryshuar
shpejtësinë, shtypini këto taste vazhdimisht. Në një
moment do të kapni fillimin e memories së
transmetimit ose intervalin kohor maksimal.
3 - Shtypni (Luajtje) për ta parë sërish
transmetimin.
4 - Shtypni (Ndalim) për ta parë transmetimin
drejtpërdrejt.
70