operation manual

Table Of Contents
Televizori nuk përgjigjet ndaj komandave të
telekomandës
Ndezja e televizorit kërkon pak kohë. Gjatë kësaj kohe
nuk reagon ndaj komandave të telekomandës apo të
televizorit. Kjo është diçka normale.
Nëse televizori vazhdon të mos u përgjigjet
komandave të telekomandës, mund të kontrolloni
nëse telekomanda funksionon me anë të kamerës së
celularit. Vendoseni telefonin në modalitetin e
kamerës dhe pozicionojeni telekomandën drejt lentes
së kamerës. Nëse shtypni ndonjë tast në
telekomandë dhe vëreni nëpërmjet kamerës që drita
infrakuqe LED pulson, atëherë telekomanda punon.
Televizori duhet kontrolluar.
Nëse nuk i dalloni dridhjet, mund të jetë prishur
telekomanda ose i kanë rënë bateritë.
Kjo metodë e kontrollit të telekomandës nuk është e
mundur me telekomandat e çiftuara me valë me
televizorin.
Pas shfaqjes së ekranit të ndezjes "Philips", televizori
kthehet në modalitet pritjeje
Kur televizori është në pritje, shfaqet ekrani i ndezjes i
"Philips" dhe më pas kthehet në modalitet pritjeje. Kjo
është sjellje normale. Kur televizori shkëputet dhe
rilidhet me rrymën elektrike, ekrani i ndezjes do të
shfaqet në ndezjen tjetër. Për të kaluar televizorin nga
pritja në ndezje shtypni në telekomandë ose në
televizor.
Drita e pritjes vazhdon të pulsojë
Hiqni kordonin elektrik nga priza. Prisni 5 minuta dhe
lidheni sërish. Nëse drita pulson sërish, kontaktoni me
qendrën e Philips të kujdesit ndaj klientit.
Kanalet
Gjatë instalimit nuk u gjet asnjë kanal dixhital
Shihni specifikimet teknike për t'u siguruar që
televizori mbështet DVB-T ose DVB-C në shtetin
tuaj.
Sigurohuni që të gjitha kabllot janë lidhur mirë dhe që
është zgjedhur rrjeti i duhur.
Kanalet e instaluara më parë nuk janë në listën e
kanaleve
Sigurohuni që është zgjedhur lista e saktë e kanaleve.
Figura
Nuk ka figurë / figura del e deformuar
• Sigurohuni që antena është lidhur siç duhet me
televizorin.
• Sigurohuni që si burim i ekranit është zgjedhur
pajisja e duhur.
• Sigurohuni që pajisja ose burimi i jashtëm është
lidhur siç duhet.
Ka zë, por nuk ka figurë
• Kalojeni në burim tjetër videoje dhe pastaj kthejeni
te i njëjti burim si më parë, pastaj kryeni rikthimin e
stilit të figurës te cilësimet e figurës ose kryeni
rivendosje në vlera fabrike te opsioni i cilësimeve të
përgjithshme.
Marrje e dobët e sinjalit nga antena
• Sigurohuni që antena është lidhur siç duhet me
televizorin.
• Altoparlantët, pajisjet e patokëzuara audio, dritat e
neonit, ndërtesat e larta dhe objekte të tjera të mëdha
mund të ndikojnë në cilësinë e marrjes së sinjalit.
Nëse është e mundur, përpiquni ta përmirësoni
cilësinë e marrjes duke ndryshuar drejtimin e antenës
ose duke i larguar pajisjet nga televizori.
• Nëse marrja vetëm te një kanal është e dobët,
sintonizoni kanalin.
Figurë e dobët nga një pajisje
• Sigurohuni që pajisja është lidhur siç duhet.
Sigurohuni që cilësimi i videos dalëse të pajisjes të
jetë në rezolucionin më të lartë të mundshëm, nëse
është e zbatueshme.
• Riktheni stilin e figurës ose kaloni në stile të tjera.
Cilësimet e figurës ndryshojnë pas pak
Sigurohuni që Vendndodhja të jetë caktuar te
Shtëpi . Cilësimet mund t'i ndryshoni dhe t'i ruani në
këtë modalitet.
Shfaqet shiriti i reklamave
Sigurohuni që Vendndodhja të jetë caktuar te
Shtëpi .
Figura nuk përshtatet me ekranin
• Kaloni në një format tjetër të figurës.
• Kalojeni Formatin e figurësFillestar.
Pozicioni i figurës nuk është i saktë
• Sinjalet e figurës nga disa pajisje mund të mos
përshtaten mirë me ekranin. Kontrolloni daljen e
sinjalit të pajisjes së lidhur.
• Kalojeni Formatin e figurësFillestar.
Figura e kompjuterit nuk është e qëndrueshme
Sigurohuni që kompjuteri përdor shpejtësinë e
freskimit dhe rezolucionin që mbështet.
89