operation manual

Table Of Contents
Lidhja "Bluetooth" u shkëput
• Pozicionojeni gjithmonë altoparlantin me valë
brenda një rrezeje prej 5 metrash nga televizori.
Sinkronizimi zë-figurë me "Bluetooth"
• Para se të blini një altoparlant me valë "Bluetooth",
informohuni për cilësinë e tij të sinkronizimit zë-figurë,
zakonisht e quajtur 'sinkronizimi i buzëve'. Nuk
performojnë siç duhet të gjitha pajisjet me
"Bluetooth". Pyesni shitësin për këshillë.
Gjuhë e gabuar e menysë
Gjuhë e gabuar e menysë
Caktojeni gjuhën në gjuhën tuaj.
1 - Shtypni "HOME" për të shkuar te "Kryefaqja".
2 - Zgjidhni ikonën (Cilësimet) nga shiriti i
sistemit në krye të "Kryefaqes" dhe shtypni OK.
3 - Shtypni 5 herë (poshtë).
4 - Shtypni 3 herë (djathtas), zgjidhni gjuhën dhe
shtypni OK.
5 - Shtypni Kthehu për të mbyllur menynë.
27.4
Ndihma në internet
Për të zgjidhur problemet e televizorit Philips, mund t'i
drejtoheni ndihmës që ofrojmë në internet. Mund të
zgjidhni gjuhën tuaj dhe të jepni numrin e modelit të
produktit.
Shkoni te www.philips.com/TVsupport
Te faqja mbështetëse në internet mund të gjeni
numrin e telefonit të kontaktit me ne për shtetin tuaj,
si edhe përgjigjet për pyetjet e shpeshta (FAQ). Në
disa shtete mund të bisedoni me një nga
bashkëpunëtorët tanë për t'i bërë pyetjet drejtpërdrejt
apo për të dërguar një pyetje me email.
Softuerin e televizorit apo manualin mund ta
shkarkoni për ta lexuar në kompjuter.
27.5
Mbështetja dhe riparimi
Për mbështetjen dhe riparimin e televizorit, telefononi
kujdesin për klientin në vendin tuaj. Teknikët tanë të
shërbimit do të kujdesen për riparimin, nëse nevojitet.
Gjeni numrin e telefonit të printuar në
dokumentacionin e pajisur me televizorin.
Ose konsultohuni me faqen tonë të
internetit www.philips.com/TVsupport dhe zgjidhni
shtetin ku ndodheni nëse nevojitet.
Numri i modelit dhe numri i serisë i televizorit
Mund t'ju kërkohet të jepni numrin e modelit dhe
numrin e serisë së televizorit. Këta numra gjenden në
etiketën e paketimit ose në etiketën e llojit, e cila
ndodhet në pjesën e pasme ose të poshtme të
televizorit.
Paralajmërim
Mos u përpiqni ta riparoni vetë televizorin. Kjo mund
të shkaktojë lëndime të rënda, dëmtime të
pariparueshme në televizor ose mund ta bëjë
garancinë të pavlefshme.
91