User manual

Rirenditja e kanaleve
Mund ta ndërroni rendin e kanaleve (rirendisni) vetëm
në një Listë preferencash.
Për të ndërruar rendin e kanaleve…
1 - Hapni Listën e preferencave që doni të rirendisni.
2 - Shtypni OPTIONS, zgjidhni Rirendit
kanalet dhe shtypni OK.
3 - Te Lista e preferencave, zgjidhni kanalin që doni
të rirendisni dhe shtypni OK.
4 - Lëvizeni kanalin ku të dëshironi me
tastet (lart) ose (poshtë).
5 - Shtypni OK për të konfirmuar vendin e ri.
6 - Mund t'i rirendisni kanalet me të njëjtën mënyrë
derisa të mbyllni Listën e preferencave me
tastin BACK.
"Lista e preferencave" në "Guidën
televizive"
"Guidën televizive" mund ta lidhni për "Listën e
preferencave".
1 - Ndërsa shikoni një kanal televiziv, shtypni gjatë
> Zgjidh listën e kanaleve.
2 - Zgjidhni një Listë preferencash dhe shtypni OK.
3 - Shtypni TV GUIDE për ta hapur.
Me "Guidën televizive" mund të shihni listën aktuale
të programeve televizive dhe të programeve të
planifikuara të kanaleve tuaja të preferuara. Ndër
kanalet tuaja të preferuara, 3 kanalet e para më të
përdorura nga lista bazë e transmetuesit do të
bashkëngjiten pas kanaleve tuaja të preferuara për
shikimin paraprak. Këto kanale duhet t'i shtoni në
listën tuaj të preferuar për ta bërë funksionale (shihni
kreun "Guida televizive").
Në secilën faqe të guidës televizive ka një rrjetë "A e
dinit se" të futur në listën tuaj të kanaleve të
preferuara. Kanali "A e dinit" ofron këshilla të
dobishme për të përmirësuar mënyrën sesi e përdorni
televizorin.
5.6
Teleteksti
Faqet e teletekstit
Për të hapur teletekstin, shtypni TEXT ndërsa shikoni
kanale televizive.
Për ta mbyllur teletekstin, shtypni sërish TEXT.
Zgjedhja e një faqeje teleteksti
Për të zgjedhur një faqe . . .
1 - Shkruani numrin e faqes me tastet numerike.
2 - Përdorni tastet me shigjetë për të lëvizur.
3 - Shtypni një tast me ngjyrë për të zgjedhur një
element me ngjyrë në pjesën e poshtme të ekranit.
Nënfaqet e teletekstit
Një numër faqeje teleteksti mund të përmbajë disa
nënfaqe. Numrat e nënfaqeve shfaqen në një shirit
përbri numrit të faqes kryesore.
Për të zgjedhur një nënfaqe, shtypni ose .
Pasqyra e teletekstit Faqet e teletekstit
Disa transmetues ofrojnë pasqyrë Teleteksti.
Për të hapur T.O.P. teletekstit brenda funksionit
"Teleteksti", shtypni OPTIONS dhe
zgjidhni Pasqyra Përmbledhje.
Kërkimi i teletekstit
Mund të zgjidhni një fjalë dhe të kërkoni në teletekst
për të gjitha përsëritjet e kësaj fjale.
1 - Hapni një faqe teleteksti dhe shtypni OK.
2 - Zgjidhni një fjalë apo numër me tastet me
shigjetë.
3 - Shtypni sërish OK për të kaluar menjëherë te
përsëritja tjetër e kësaj fjale ose numri.
4 - Shtypni sërish OK për të kaluar te përsëritja e
radhës.
5 - Për ta ndaluar kërkimin, shtypni (lart) derisa të
mos ketë gjë të zgjedhur.
Teleteksti nga një pajisje e lidhur
Disa pajisje që marrin kanale televizive mund të
ofrojnë edhe teletekst.
Për të hapur teletekstin nga një pajisje e lidhur. . .
1 - Shtypni SOURCES, zgjidhni pajisjen dhe
shtypni OK.
2 - Ndërsa shikoni një kanal në pajisje, shtypni
OPTIONS, zgjidhni Shfaq tastet e pajisjes, zgjidhni
tastin dhe shtypni OK.
3 - Shtypni BACK për të fshehur tastet e pajisjes.
4 - Për ta mbyllur teletekstin, shtypni sërish
BACK.
Teletekst dixhital (vetëm MB)
Disa transmetues dixhitalë ofrojnë teletekst të
dedikuar dixhital ose transmetim interaktiv në kanalet
e tyre televizive dixhitale. Kjo përfshin teletekstin
normal me tastet me numra, ngjyra e shigjeta për
zgjedhje dhe shfletim.
Për ta mbyllur teletekstin dixhital, shtypni BACK.
* Teleteksti mund të hapet vetëm kur kanalet
instalohen direkt në sintonizuesin e brendshëm të
televizorit dhe ky i fundit është i caktuar në
modalitetin e televizorit. Nëse përdoret një dekodues,
teleteksti do të jetë i padisponueshëm nëpërmjet
televizorit. Në këtë rast mund të përdoret teleteksti i
dekoduesit.
16