User manual

9.4
Kyçja e aplikacioneve
Rreth kyçjes së aplikacioneve
Mund të kyçni aplikacione të papërshtatshme për
fëmijë. Mund të kyçni aplikacione të klasifikuara 18+
ose të konfiguroni një profil të kufizuar në menynë
"Kryefaqja".
18+
Kyçja e aplikacioneve 18+ do të kërkojë një kod PIN
kur përpiqeni të nisni një aplikacion me këtë klasifikim.
Kjo kyçje vlen vetëm për aplikacionet e klasifikuara
18+ nga aplikacionet e "Philips".
Profili i kufizuar
Mund të konfiguroni një profil të kufizuar për menynë
kryesore ku do të ofrohen vetëm aplikacionet që
lejoni. Duhet të jepni një kod PIN për të konfiguruar
dhe aktivizuar profilin e kufizuar.
Google Play Store - Pjekuria
Në "Google Play Store", mund të fshihni aplikacionet
sipas pjekurisë së përdoruesit/blerësit. Duhet të jepni
një kod PIN për të zgjedhur apo ndryshuar nivelin e
pjekurisë. Niveli i pjekurisë do të përcaktojë se cilat
aplikacione ofrohen për instalim.
Kyçni aplikacione me klasifikim 18+
Mund të kyçni aplikacionet me klasifikim 18+ nga
aplikacionet e "Philips". Ky cilësim kontrollon cilësimin
18+ te cilësimet e privatësisë së aplikacioneve të
"Philips".
Për të kyçur aplikacione me klasifikim 18+…
1 - Zgjidhni Cilësimet > Kyçja për fëmijët, zgjidhni
Kyçja e aplikacioneve dhe shtypni OK.
2 - Zgjidhni Aktiv dhe shtypni OK.
3 - Nëse është e nevojshme, shtypni
vazhdimisht (majtas) për të mbyllur menynë.
Te Ndihma, shtypni tastin me ngjyrë Termat dhe
kontrolloni Kyçja për fëmijët, kyçja e aplikacioneve
për më shumë informacion.
Profili i kufizuar
Rreth profilit të kufizuar
Mund të kufizoni përdorimin e disa aplikacioneve
duke e kaluar televizorin në një profil të kufizuar.
Menyja kryesore do të shfaqë vetëm aplikacionet që
keni lejuar. Ju duhet një kod PIN për të dalë nga
profili i kufizuar.
Me televizorin në profil të kufizuar nuk mund të...
• Gjeni ose të përdorni aplikacione të shënuara si "Të
palejuara"
• Hapja e "Google Play Store"
• Blini nëpërmjet "Google Play Movies & TV", dhe as
"Google Play Games"
• Përdorni aplikacione të palëve të treta që nuk
përdorin identifikimin e "Google"
Me televizorin në profil të kufizuar mund të...
• Shikoni materiale të marra me qira apo të blera nga
"Google Play Movies & TV".
• Luani lojëra të blera dhe të instaluara nga "Google
Play Games".
• Të hapni cilësimet e mëposhtme: Rrjetin Wi-Fi,
"Ligjërimin" dhe "Asistencën"
• Shtimi i aksesorëve të "Bluetooth"
Llogaria "Google" në televizor do të qëndrojë e lidhur.
Përdorimi i një profili të kufizuar nuk e ndryshon
llogarinë "Google".
Konfigurimi
Konfigurimi i profilit të kufizuar...
1 - Zgjidhni Cilësimet > Cilësimet e "Android" dhe
shtypni OK.
2 - Shtypni (poshtë) dhe zgjidhni Preferencat e
pajisjes > Siguria dhe kufizimet dhe shtypni OK.
3 - Zgjidhni Profili i kufizuar dhe shtypni OK.
4 - Zgjidhni Cilësimet dhe shtypni OK.
5 - Jepni një kod PIN me telekomandë.
6 - Zgjidhni Aplikacionet e lejuara dhe shtypni OK.
7 - Në listën e aplikacioneve të ofruara, zgjidhni
njërin prej tyre dhe shtypni OK për ta lejuar ose jo
këtë aplikacion.
8 - Shtypni BACK për t'u kthyer një hap prapa
ose shtypni EXIT për të mbyllur menynë.
Tani mund të futeni në profilin e kufizuar.
Me kodin PIN, mund ta ndryshoni gjithmonë këtë të
fundit ose të modifikoni listën e aplikacioneve të
lejuara ose jo.
Hyrja
Për t'u futur (kaluar) te profili i kufizuar…
1 - Zgjidhni Cilësimet > Cilësimet e "Android" dhe
shtypni OK.
2 - Shtypni (poshtë) dhe zgjidhni Preferencat e
pajisjes > Siguria dhe kufizimet dhe shtypni OK.
3 - Zgjidhni Hyrja në profilin e kufizuar dhe
shtypni OK.
4 - Jepni një kod PIN me telekomandë.
5 - Shtypni BACK për t'u kthyer një hap prapa
ose shtypni EXIT për të mbyllur menynë.
Mund të shihni kur futet një profil i kufizuar nëse
38