User manual

26
Softueri
26.1
Përditëso softuerin
Përditësimi nga interneti
Nëse televizori është lidhur me internetin, mund të
merrni një mesazh për përditësimin e softuerit të
televizorit. Nevojitet lidhje interneti me shpejtësi të
lartë (përshtatës me bandë të gjerë). Nëse merrni
mesazh të tillë, ju rekomandojmë ta kryeni
përditësimin.
Me mesazhin në ekran, zgjidhni Përditëso dhe ndiqni
udhëzimet në ekran.
Mund të kërkoni edhe vetë për një përditësim softueri.
Gjatë përditësimit të softuerit nuk ka figurë dhe
televizori do të fiket dhe rindizet. Kjo mund të ndodhë
disa herë. Përditësimi mund të zgjasë disa minuta.
Prisni derisa të shfaqet sërish figura në televizor. Mos
shtypni butonin e energjisë në televizor ose në
telekomandë gjatë përditësimit të softuerit.
Për ta përditësuar vetë softuerin…
1 - Zgjidhni Cilësimet > Përditësimi i
softuerit > Kërkimi për përditësime dhe shtypni OK.
2 - Zgjidhni Internet (rekomandohet) dhe shtypni OK.
3 - Televizori do të kërkojë një përditësim në internet.
4 - Nëse ka përditësim, mund ta përditësoni
menjëherë softuerin.
5 - Përditësimi i softuerit mund të zgjasë disa minuta.
Mos e shtypni tastin në televizor apo
telekomandë.
6 - Kur të mbarojë përditësimi, televizori do të
kthehet në kanalin që po shikonit.
Përditësimi nga USB
Mund të jetë e nevojshme që të përditësohet softueri
i televizorit.
Për të ngarkuar softuerin në televizor, ju nevojitet një
kompjuter me lidhje të shpejtë interneti dhe një "Flash
USB". Përdorni "Flash USB" me hapësirë të lirë
minimalisht 2 GB. Sigurohuni që mbrojtja ndaj shkrimit
të mos jetë aktive.
Për të përditësuar softuerin e televizorit…
1 - Zgjidhni Cilësimet > Përditësimi i
softuerit > Kërkimi për përditësime dhe shtypni OK.
2 - Zgjidhni USB dhe shtypni OK.
Identifikimi i televizorit
1 - Vendoseni njësinë "Flash USB" te një nga lidhjet
USB të televizorit.
2 - Zgjidhni Shkruaj në USB dhe shtypni OK. Te
njësia "Flash USB" do të shkruhet një skedar
identifikimi.
Shkarkimi i softuerit
1 - Fusni njësinë "Flash USB" në kompjuter.
2 - Te njësia "Flash USB", gjeni
skedarin update.htm dhe klikoni dy herë mbi të.
3 - Klikoni Dërgo identifikuesin.
4 - Nëse ka softuerë të rinj, shkarkoni skedarin .zip.
5 - Pas shkarkimit, dekompresojeni skedarin dhe
kopjoni skedarin autorun.upg te njësia "Flash
USB". Këtë skedar mos e vendosni në dosje.
Përditësimi i softuerit të televizorit
1 - Futeni sërish në televizor njësinë "Flash USB".
Përditësimi do të fillojë automatikisht.
2 - Përditësimi i softuerit mund të zgjasë disa minuta.
Mos e shtypni tastin në televizor apo
telekomandë. Mos e hiqni njësinë "Flash USB".
3 - Kur të mbarojë përditësimi, televizori do të
kthehet në kanalin që po shikonit.
Nëse gjatë përditësimit ndërpritet energjia elektrike,
njësinë "Flash USB" mos e hiqni asnjëherë nga
televizori. Përditësimi do të vazhdojë kur të rikthehet
energjia.
Për të parandaluar përditësimin aksidental të softuerit
të televizorit, fshini skedarin autorun.upg nga njësia
"Flash USB".
Kërkim për përditësime OAD
Skanim për kërkim për përditësim softueri OAD
(Shkarkim me valë).
Për kërkim për përditësime OAD…
1 - Zgjidhni Cilësimet > Përditësim i softuerit >
Kërkim për përditësime > Shiko për përditësime OAD.
2 - Ndiqni udhëzimet në ekran.
* Shënim: Përditësimi i softuerit OAD ofrohet vetëm
në shtetet e përzgjedhura.
26.2
Versioni i softuerit
Për të parë versionin aktual të softuerit të televizorit…
1 - Zgjidhni Cilësimet > Përditësimi i
softuerit > Informacioni aktual i softuerit dhe
shtypni OK.
2 - Do të shfaqet versioni, shënimet e versionit dhe
data e krijimit. Gjithashtu, do të shfaqet numri ESN
(numri elektronik i serisë) i "Netflix" nëse ka.
3 - Nëse është e nevojshme, shtypni
vazhdimisht (majtas) për të mbyllur menynë.
77