User manual

Mesatar
1 - Tasti OK
Për të konfirmuar zgjedhjen ose cilësimin. Për hapjen
e listës së kanaleve ndërsa jeni duke parë televizor.
2 - BACK
Për t'u kthyer te kanali i zgjedhur më parë.
Për t'u kthyer te menyja e mëparshme.
Për t'u kthyer te faqja e mëparshme e
aplikacionit/internetit.
3 - Luajtja dhe regjistrimi
• Luajtja , për të luajtur.
• Pause , për të pushuar luajtjen
• Stop , për të ndaluar luajtjen
• Rewind , për të ecur mbrapsht
• Fast forward , për të ecur shpejt përpara
• Record , për të filluar regjistrimin
4 - Tastet me ngjyra
Zgjedhje direkte e opsioneve. Tasti blu hap
funksionin Ndihma.
5 - Tastet me shigjeta/të shfletimit
Për të lëvizur lart, poshtë, majtas ose djathtas.
6 - HOME
Për të hapur menynë kryesore.
7 - OPTIONS
Për të hapur ose mbyllur menynë "Opsionet".
Nga poshtë
1 - TV Guide
Për të hapur ose mbyllur guidën televizive.
2 - Volume
Shtypni + ose - për të rregulluar nivelin e volumit.
3 - Tastet numerike
Për të zgjedhur direkt një kanal.
4 - TEXT
Për të hapur ose mbyllur "Teletekstin".
5 - Kanali
Shtypni + ose - për të kaluar te kanali vijues ose i
mëparshëm në listën e kanaleve. Për të hapur faqen
vijuese ose të mëparshme tek "Teleteksti".
6 - Pa zë
Për të hequr zërin ose për ta rikthyer.
7 - Lista e kanaleve
Për të hapur listën e kanaleve.
3.2
Çiftimi i telekomandës me
televizorin
Kjo telekomandë përdor "Bluetooth" dhe IR (rreze
infrakuqe) për t'i dërguar komanda televizorit.
• Këtë telekomandë mund ta përdorni me anë të IR
(rreze infrakuqe) për shumicën e funksioneve.
• Për të përdorur funksione të avancuara si kërkimi me
zë dhe tastierën e telekomandës, duhet të çiftoni
(lidhni) televizorin me telekomandën.
Kur nisët instalimin fillestar të televizorit, ju kërkua të
mbanit shtypur tastin PAIR dhe në këtë mënyrë u
krye çiftimi.
Shënim:
1 - Pasi telekomanda të jetë çiftuar me sukses, do të
fillojë të pulsojë unaza e treguesit të kaltër LED rreth
mikrofonit në pjesën e përparme të telekomandës.
2 - Gjatë çiftimit telekomanda duhet të qëndrojë
pranë televizorit (brenda 1 m distancë) që të kryhet
8