User Guide

Table Of Contents
çiftuar telekomandën. Sugjerohet të përfundosh
çiftimin gjatë instalimit fillestar të televizorit.
Shënim:
1 - Pasi telekomanda të jetë çiftuar me sukses, do të
fillojë të pulsojë unaza e treguesit LED përreth
mikrofonit në pjesën e përparme të telekomandës.
2 - Gjatë çiftimit telekomanda duhet të qëndrojë
pranë televizorit (brenda 1 m distancë) që të kryhet
me sukses.
3 - Çiftimi nuk është kryer nëse televizori nuk hap
fushën e kërkimit me zë kur shtypni .
4 - Këshillohet të prisni derisa televizori të jetë
ndezur plotësisht dhe të ketë nisur të gjitha proceset
në sfond para se të hyjë në modalitet çiftimi, pasi
dritarja informuese që përmban udhëzimet e
mëtejshme mund të shfaqet me vonesë, duke ndikuar
negativisht procedurën e çiftimit.
Çiftimi ose riçiftimi
Nëse ndodh të çaktivizohet çiftimi, telekomandën
mund ta riçiftoni televizorin.
Mund të shtypësh butonat Kreu + Kthehu ose mbaj
shtypur butonin PAIR (SOURCES) (rreth 3 sekonda)
për çiftimin.
Përndryshe, shko te Cilësimet > Telekomanda
dhe aksesorët > Cilësimete telekomandës > Çiftimi
i telekomandës, më pas ndiq udhëzimet në ekran.
Pasi të kryhet çiftimi do të shfaqet një mesazh.
Softueri i telekomandës
Cilësimet > Telekomanda dhe
aksesorët > Cilësimete telekomandës
> Informacion mbi telekomandën
Pasi të çiftohet telekomanda, mund të kontrolloni
versionin aktual të softuerit të telekomandës.
Cilësimet > Telekomanda dhe aksesorët >
Cilësimete telekomandës > Përditësimi i softuerit të
telekomandës
Kontrolloni për përditësime të mundshme të softuerit
të telekomandës.
4.3
Kërkimi me zë
Mund të kërkoni për video, muzikë apo çfarëdoqoftë
në internet, thjesht duke përdorur zërin. Mund t'i flisni
mikrofonit në telekomandë.
Duhet të çiftoni telekomandën me televizorin para se
të përdorni kërkimin me zë.
Për të përdorur zërin:
1 - Mbani shtypur butonin në telekomandë, do të
ndizet drita e kaltër, do të hapet fusha e kërkimit dhe
mikrofoni do të jetë aktiv.
2 - Thoni çfarë po kërkoni me shqiptim të qartë. Pasi
të keni shqiptuar qartë se çfarë kërkoni, lëshoni
butonin për të filluar kërkimin. Rezultatet mund të
shfaqen me vonesë.
3 - Mund të zgjidhni artikullin që dëshironi në listën e
rezultateve të kërkimit.
4.4
Sensori infrakuq
Televizori mund të marrë komanda edhe nga një
telekomandë që përdor IR (rreze infrakuqe) për të
dërguar komanda. Nëse përdorni telekomandë të tillë,
sigurohuni gjithmonë që ta drejtoni telekomandën
nga sensori infrakuq në pjesën e përparme të
televizorit.
Paralajmërim
Mos vendosni objekte para sensorit infrakuq të
televizorit pasi mund të bllokojë sinjalin.
4.5
Bateritë dhe pastrimi
Ndërrimi i baterive
Për informacion të hollësishëm mbi bateritë e
telekomandës, shihni Udhëzuesin e shpejtë
paketimin e produktit.
Nëse televizori nuk reagon ndaj shtypjes së tasteve të
telekomandës, kësaj mund t'i kenë rënë bateritë.
Për të ndërruar bateritë, hapni folenë e baterive në
anën e pasme të telekomandës.
1 - Rrëshqitni kapakun e folesë së baterive në
drejtimin që tregohet me shigjetë.
2 - Ndërrojini bateritë e vjetra me të reja. Sigurohuni
që polet + dhe - të baterive të vendosen siç duhet.
3 - Rivendosni kapakun e folesë së baterive dhe
rrëshqiteni në vend derisa të puthitet.
• Hiqini bateritë nëse nuk e përdorni telekomandën
për kohë të gjatë.
• Hidhini bateritë e vjetra sipas udhëzimeve të
përfundimit të përdorimit.
Pastrimi
Telekomanda është e veshur me një shtresë
rezistente ndaj gërvishtjeve.
Për ta pastruar telekomandën, përdorni një leckë të
butë e të lagur. Mos përdorni asnjëherë mbi
telekomandë substanca si alkooli, kimikatet ose
solucionet pastruese për shtëpinë.
12