User Guide

Table Of Contents
8 - Nëse është e nevojshme, shtypni
vazhdimisht (majtas) për të mbyllur menynë.
Transponderi lokalizues dhe koka
LNB
Në disa shtete, mund të rregulloni cilësimet për
përdoruesit ekspertë për transponderët lokalizues
dhe çdo kokë LNB. Përdorini ose ndryshojini këto
cilësime vetëm nëse nuk bëhet dot instalimi normal.
Këto cilësime mund t'i përdorni për të anuluar ato
normale nëse keni pajisje jostandarde satelitore. Disa
operatorë mund t'ju japin disa vlera transponderi ose
koke LNB të cilat mund t'i vendosni këtu.
Energjia e kokës LNB
Në cilësim standard "Rryma e LNB" është caktuar si
"Automatike".
Toni 22 kHz
Në cilësim standard "Toni" është caktuar si
"Automatik".
Frekuenca e ulët LO / Frekuenca e lartë LO
Frekuencat e oshilatorit lokal caktohen në vlerat
standarde. Rregullojini vlerat vetëm në rast pajisjesh
të posaçme që kërkojnë vlera të ndryshme.
Probleme
Televizori nuk i gjen satelitët që dua ose televizori
instalon të njëjtin satelit dy herë
• Sigurohuni që në fillim të instalimit të jetë caktuar
numri i saktë i satelitëve te "Cilësimet". Televizorin
mund ta caktoni të kërkojë për një, dy ose 3/4 satelitë.
Koka LNB dyshe nuk gjen dot satelit të dytë
• Nëse televizori gjen njërin satelit, por nuk gjen dot të
dytin, rrotullojeni me disa gradë antenën parabolike.
Pozicionojeni në mënyrë që të marrë sinjalin më të
fortë te sateliti i parë. Kontrolloni treguesin e fuqisë së
sinjalit të satelitit të parë në ekran. Me satelitin e parë
të caktuar në sinjalin më të fortë, zgjidhni "Kërko
sërish" për të gjetur satelitin e dytë.
• Sigurohuni që cilësimet të jenë caktuar në Dy
satelitë.
Ndryshimi i cilësimeve të instalimit nuk e zgjidhi
problemin
• Të gjitha cilësimet, satelitët dhe kanalet ruhen vetëm
pas përfundimit të instalimit.
Janë zhdukur të gjitha kanalet satelitore
• Nëse përdorni sistemin "Unicable", sigurohuni që te
cilësimet të keni caktuar dy numra unikë të bandës së
përdorimit për të dy sintonizuesit e integruar. Mund të
ndodhë që një marrës tjetër satelitor në sistemin
"Unicable" të përdorë të njëjtin numër bande
përdorimi.
Disa kanale satelitore duket se janë zhdukur nga lista
e kanaleve
• Nëse disa kanale rezultojnë të jenë zhdukur apo
zhvendosur, transmetuesi mund të ketë ndryshuar
vendndodhjen e transponderit të këtyre kanaleve. Për
të rivendosur pozicionet e kanaleve te lista e
kanaleve, mund të provoni të përditësoni paketat e
kanaleve.
Nuk heq dot një satelit
• Paketat e abonimit nuk lejojnë heqjen e satelitëve.
Për të hequr satelitin, duhet të kryeni sërish instalimin
e plotë dhe të zgjidhni një paketë tjetër.
Ndonjëherë sinjali i marrjes është i dobët
• Kontrolloni nëse antena satelitore është montuar
mirë. Erërat e forta mund ta lëvizin.
• Bora dhe shiu mund të përkeqësojnë marrjen e
sinjalit.
6.2
Instalimi i antenës
Përditësimi i kanaleve
Përditësimi automatik i kanaleve
Nëse merrni kanale dixhitale, mund ta caktoni
televizorin t'i përditësojë automatikisht.
Televizori i përditëson kanalet një herë në ditë, në
orën 07:00 dhe ruan kanalet e reja. Kanalet e reja
ruhen te "Lista e kanaleve" dhe shënohen me
një . Kanalet pa sinjal hiqen nga lista. Për të bërë
përditësimin automatik të kanaleve, televizori duhet
të jetë në modalitet pritjeje. Përditësimi automatik i
kanaleve mund të çaktivizohet.
Për të çaktivizuar përditësimin automatik:
1 - Zgjidh Cilësimet > Kanalet dhe hyrjet >
Kanalet > Instalimi i antenës/kabllorit ose Instalimi i
antenës dhe shtyp OK.
2 - Jepni kodin PIN nëse nevojitet.
3 - Zgjidhni Përditësimi automatik i kanaleve dhe
shtypni OK.
4 - Zgjidhni Joaktiv dhe shtypni OK.
5 - Shtypni (majtas) për t'u kthyer një hap prapa
ose shtypni Kthehu për të mbyllur menynë.
Me ndezjen e televizorit shfaqet një mesazh nëse
gjenden kanale të reja ose nëse kanalet janë
përditësuar ose hequr. Për të shmangur shfaqjen e
këtij mesazhi pas çdo përditësimi të kanaleve, mund
ta çaktivizoni.
16