User Guide

Table Of Contents
Faqet e teletekstit
Nëse telekomanda vjen me butonin TEXT, mund të
shtypni TEXT për të hapur "Teletekstin" ndërsa shihni
televizor. Për ta mbyllur funksionin"Teleteksti",
shtypni sërish butonin TEXT .
Nëse telekomanda nuk vjen me butonin TEXT,
shtypni OPTIONS ndërsa shihni televizor, zgjidhni
Teleteksti për të hapur teletekstin.
Zgjedhja e një faqeje teleteksti
Për të zgjedhur një faqe:
1 - Shkruani numrin e faqes me tastet numerike.
2 - Përdorni tastet me shigjetë për të lëvizur.
3 - Shtypni një tast me ngjyrë për të zgjedhur një
element me ngjyrë në pjesën e poshtme të ekranit.
Nënfaqet e teletekstit
Një numër faqeje teleteksti mund të përmbajë disa
nënfaqe. Numrat e nënfaqeve shfaqen në një shirit
përbri numrit të faqes kryesore.
Për të zgjedhur një nënfaqe, shtypni ose .
Pasqyra e teletekstit Faqet e teletekstit
Disa transmetues ofrojnë pasqyrë Teleteksti.
Për të hapur T.O.P. teletekstit brenda funksionit
"Teleteksti", shtypni OPTIONS dhe
zgjidhni Pasqyra Përmbledhje.
Teleteksti nga një pajisje e lidhur
Disa pajisje që marrin kanale televizive mund të
ofrojnë edhe teletekst.
Për të hapur teletekstin nga një pajisje e lidhur:
1 - Shtypni SOURCES, zgjidhni pajisjen dhe
shtypni OK.
2 - Ndërsa shikoni një kanal në pajisje, shtypni
OPTIONS, zgjidhni Shfaq tastet e pajisjes, zgjidhni
tastin dhe shtypni OK.
3 - Shtypni Kthehu për të fshehur tastet e
pajisjes.
4 - Shtypni sërish Kthehu për të mbyllur
teletekstin.
* Teleteksti mund të hapet vetëm kur kanalet
instalohen direkt në sintonizuesin e brendshëm të
televizorit dhe ky i fundit është i caktuar në
modalitetin e televizorit. Nëse përdoret një dekodues,
teleteksti do të jetë i padisponueshëm nëpërmjet
televizorit. Në këtë rast mund të përdoret teleteksti i
dekoduesit.
Opsionet e teletekstit
Te Teleteksti, shtyp OPTIONS për të zgjedhur sa
më poshtë:
Ngrini faqen/shkrini faqen
Për të nisur apo ndaluar rotacionin automatik të
nënfaqeve.
Ekran i dyfishtë / Ekran i plotë
Për të shfaqur kanalin televiziv dhe teletekstin përbri
njëri-tjetrit.
Përmbledhja e pasqyrës
Për të hapur pasqyrën. teletekstit.
Zmadhim/pamje normale
Për të zmadhuar faqen e teletekstit për lexim komod.
Shfaqje
Për të rishfaqur informacionin e fshehur në një faqe.
Gjuha
Për të ndërruar grupin e germave që përdoren nga
teleteksti për t'u shfaqur siç duhet.
Konfigurimi i teletekstit
Gjuha e teletekstit
Disa teletransmetues televizivë dixhitalë ofrojnë disa
gjuhë teleteksti.
Për të caktuar gjuhën kryesore dhe dytësore të
teletekstit:
1 - Zgjidhni Cilësimet > Kanalet dhe
hyrjet > Kanalet.
2 - Zgjidh Teleteksti kryesor ose Teleteksti
dytësor dhe shtyp OK.
3 - Zgjidhni gjuhët tuaja të preferuara të teletekstit.
4 - Nëse është e nevojshme, shtypni
vazhdimisht (majtas) për të mbyllur menynë.
7.7
Televizioni interaktiv
Rreth "iTV"
Me televizionin interaktiv, disa transmetues dixhitalë
kombinojnë programet e tyre normale me faqe
informative ose argëtimi. Në disa faqe, mund të
dërgoni përgjigje apo votoni në lidhje me programin,
të bëni blerje në internet ose të paguani për një
program videoje me kërkesë.
HbbTV
Transmetuesit përdorin sisteme të ndryshme të
televizionit interaktiv si p.sh. "HbbTV" (Teletransmetim
hibrid brezgjerë). Televizioni interaktiv ndonjëherë
përmendet dhe si "teletekst dixhital" ose "buton i
kuq". Por secili sistem është i veçantë.
Për më shumë informacion vizitoni faqen e internetit
27