User Guide

Table Of Contents
të transmetuesit.
Çfarë ju duhet
Televizioni interaktiv ofrohet vetëm në kanalet
televizive dixhitale. Për të përdorur të gjitha
funksionet e televizionit interaktiv, televizori duhet të
ketë lidhje interneti me shpejtësi të lartë (brezgjerë).
HbbTV
Nëse një kanal televiziv mundëson faqe "HbbTV", për
t'i parë duhet të aktivizoni së pari "HbbTV" te cilësimet
e televizorit.
Cilësimet > Kanalet dhe hyrjet > Kanalet >
Cilësimet e HbbTV dhe të aplikacioneve të
operatorëve > HbbTV > Aktiv.
Përdorimi i "iTV"
Hapja e faqeve të "iTV"
Shumica e kanaleve që mundësojnë "HbbTV" ose
"iTV" ju kërkojnë të shtypni tastin me ngjyrë (të
kuqe) ose tastin OK për të hapur programin e tyre
interaktiv.
Shfletimi në faqet e "iTV"
Mund të përdorni butonat me shigjeta dhe me ngjyra,
butonat numerikë dhe butonin Kthehu për të
shfletuar faqet e "iTV".
Mund të përdorni edhe butonat e luajtjes në
telekomandë për të parë video brenda faqeve të
"iTV".
Mbyllja e faqeve të "iTV"
Shumica e faqeve të "iTV" ju informojnë se cilin tast
duhet të përdorni për ta mbyllur.
Për ta mbyllur me forcë një faqe të "iTV", kaloni në
kanalin tjetër televiziv dhe shtypni Kthehu.
28