User Guide

Table Of Contents
9.5
Celularët inteligjentë dhe
tabletat
Mund të lidhni një celular apo tabletë me televizorin
duke përdorur lidhje me valë. Për lidhje me valë,
shkarkoni aplikacionin "Philips TV Remote" në celular
apo tabletë nga dyqani juaj i preferuar i
aplikacioneve.
9.6
Luajtësi i disqeve "Blu-ray"
Përdorni kabllo HDMI të shpejtësisë së lartë për të
lidhur luajtësin e disqeve "Blu-ray" me televizorin.
Nëse luajtësi i disqeve "Blu-ray" ka "EasyLink HDMI
CEC", mund ta komandoni luajtësin me
telekomandën e televizorit.
Te Ndihma, shtypni tastin me ngjyrë Termat dhe
kërkoni EasyLink HDMI CEC për më shumë
informacion.
9.7
Kufjet
Mund të lidhni një palë kufje në lidhjen në pjesën
e pasme të televizorit. Lidhja është minifole 3,5 mm.
Volumin e kufjeve mund ta rregulloni veçmas.
Për të rregulluar volumin:
1 - Shtypni Volumi , zgjidhni ikonën e kufjeve me
shigjetat (majtas) ose (djathtas).
2 - Shtypni shigjetat (lart) ose (poshtë) për të
rregulluar volumin.
9.8
Konsola e lojërave
HDMI
Për cilësi maksimale, lidheni konsolën e lojërave me
kabllo HDMI të shpejtësisë së lartë me televizorin.
9.9
Tastiera USB
Lidhja
Lidhni një tastierë USB (lloji USB-HID) për të shkruar
tekst në televizor.
Përdorni një nga lidhjet USB për t'u lidhur.
Konfigurimi
Instalimi i tastierës
Për të instaluar tastierën USB, ndizni televizorin dhe
lidhni tastierën USB me një nga lidhjet USB
televizor. Kur televizori e dikton tastierën për herë të
parë, mund të zgjidhni modelin e saj dhe të testoni
zgjedhjen tuaj. Nëse në fillim zgjidhni model tastiere
me germa cirilike ose greke, mund të zgjidhni një
model të dytë tastiere me germa latine.
Për të ndryshuar cilësimin e modelit të tastierës kur
modeli është zgjedhur më parë:
1 - Zgjidh Cilësimet > Sistemi > Tastiera.
2 - Zgjidhni Cilësimet e tastierës USB, dhe
shtypni OK për të nisur konfigurimin e tastierës.
34